Home Aktualitet Aksidentohet makina, humbin jeten 2 turiste polake

Aksidentohet makina, humbin jeten 2 turiste polake

500
0

aksident-kakavijeNjë aksident me pasojë vdekjen e dy turisteve polake ka ndodhur rreth orës 19:00 dje në aksin Kakavijë-Gjirokastër. Sipas policisë së Gjirokastrës ngjarja ka ndodhur në fshatin Sofratikë dhe viktimat janë një turistet polake Magdalena Maria Furtak 32 vjeç si dhe Monika Liszka 36 vjeç.

Për pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një djalë 9 vjeç, po turist polak, si dhe drejtuesi i mjetit, shqiptari Hajredin Qyshka 63 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, të mbërritur në vendngjarje, drejtuesi i mjetit tip “Ford” me targa SH 84 38 E, ka humbur kontrollin, për shkak të humbjes së vetëdijes së drejtuesit të automjetit, ku shoferi madje ishte dhe me librezë invalidi, duke sjellë edhe vdekjen e mjenjëhershme të turisteve.

Efektivët blu po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Nga të dhënat paraprake mësohet se ata po udhëtonin drejt Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here