Home Aktualitet Shkoder, Nexhi: Arrestohet autori i sulmit mbi policine

Shkoder, Nexhi: Arrestohet autori i sulmit mbi policine

517
0

policia-kanabisDrejtori i Policisë së qarku Shkodër Shaban Nexhi ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, lidhur me detajet e reja për aksionin antikanabis në Malësinë e Dukagjinit.

Gjatë fjalës së tij Nexhi bëri të ditur se sot është bërë i mundur arrestimi i shtetasit të kërkuarit Fatmir Shpati , 25 vjeç, banues në Grudë e Re, i dyshuar si autori i organizimit dhe sulmit, ku u goditën me armë zjarri helikopteri i ushtrisë dhe i Policisë së Shtetit.

Veç kësaj, sipas Nexhit, nga veprimet e deritanishme hetimore ka rezultuar se 25 vjeçari është edhe kultivues i disa parcelave me bimë narkotike në zonat e fshatit Pult. Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “ vrasje e punonjësit të policisë së shtetit në detyrë dhe për shkak të saj, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe armëbajtje pa leje.

Ky është arrestimi i tretë në operacionin e Malësisë së Dukagjinit, mes të cilëve dy janë pjesë e grupit të zjarrit, që goditën 2 helikopterët e përfshirë në operacion, gjatë ditës së dytë të tij.

Dje është dorëzuar në polici, Pal Dushku 19 vjeç, banues në fshatin Plan, komuna Pult. Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë”, “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.

Po ashtu në pranga të policisë, ka rënë edhe Gjon Bungu, 52 vjeç, kryeplak i fshatit Plan, komuna Pult, i akuzuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi, nuk ka njoftuar në organet shtetërore për kultvimin e bimëve narkotike.

Ndërkaq, kryepolici i Shkodrës, Nexhi njoftoi se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në një stan bagëtish, në zonën e komunës Pult, gjithashtu janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe tre armë zjarri. Këto armë janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme ne Laboratorin Qendror Kriminalistik në Tiranë.

Gjithashtu Nexhi bëri të ditur se nga strukturat e Drejtorisë së policisë së qarkut Shkodër në bashkëpunim me forcat e FNSH-së dhe ato RENEa dhe koordinimin me strukturat drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ju janë asgjesuar deri më tani 13 000 rrënjë kanabis sativa, të identifikuara në zonën e Komunës Pult në fshatrat Bruçaj, Likaj dhe Xhan.

Gjithashtu gjatë këtyre 6 ditëve të operacionit policor janë asgjesuar në zonën e Dukagjinit 99 960 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here