Home Aktualitet Burgaj: 8700 policë të trajnuar për zgjedhjet

Burgaj: 8700 policë të trajnuar për zgjedhjet

599
0

8700 punonjës të policisë së shtetit do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj në një takim me krerët e drejtorive të policisë në rrethe theksoi se 8700 policë janë trajnuar për zgjedhjet vendore dhe është përgatitur edhe një libër xhepi me të dhëna të vlefshme për policët.

Ai gjithashtu siguroi se policia e shtetit do të përmbush të gjitha detyrat që I ngarkon ligji me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

Gjithashtu Burgaj duke iu referuar vlerësimeve që OSBE/ODIHR- i bëri policisë së shtetit në zgjedhjet e përgjithshme theksoi se policia e shtetit do t`i ruajë dhe do t`i përmirësojë më tej këto vlera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here