Home Kosova Kosovë, festohet Fiter Bajrami

Kosovë, festohet Fiter Bajrami

630
0

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë ditën e Bajramit. Në orët e para të mëngjesit, besimtarët janë falur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, ku i pranishëm ishte edhe myftiu Naim Ternava.

Në fjalën e tij, Tërnava u ka bërë thirrje besimtarëve për kultivimin e tolerancës, dashurisë dhe humanizmit.

“I lutemi Allahut fuqiplotë që mëshira dhe begatia e tij të jenë vazhdimisht mbi familjet tona”, është shprehur myftiu i Kosovës.

Urime kanë ardhur edhe nga krerët e shtetit, kryetarë të partive politike dhe diplomatë të ndryshëm të akredituar në Prishtinë.

Por myftiu Tërnava i ka kritikuar institucionet e Kosovës për faktin se nuk po vlerërsojnë kërkesat e besimtarëve për të futur edukatën fetare në shkolla.

Kjo kërkesë, e kthyer në një amendament në projektligjin për arsimin universitar, u hodh poshtë me shumicë

Myftiu Tërnava uron besimtarët 

MyftiuiKosovës Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e urimit Myftiu kosovar porositi besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë, jetimët dhe te varferit, në mënyrë që edhe ata të gëzohen në këtë festë.

“Të nderuar vëllezër dhe motra kam kënaqësinë që në emër të KBIRK-së dhe në emrintim t’ju uroj festen e Fitër Bajramit me urimet dhe përgëzimet më të mira, duke e lutur krijuesin fuqiplotë të ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona që i kemi kryer vetëm për Zotin edhe gjatë këtij muaji tëagjërimit”, tha Tërnava.

Sipas Myftiut agjërimi i muajit të Ramazanit ishte elementi më thelbësor i dashurisë ndaj Zotit, ishte ndriçim më rrezatues, forcë e madhe e cila arriti t’i rezistojë çdo force negative dhe të kapërcejë çdo forcë tjetër. Mesazhe urimi për të gjithë besimtarët mysliman kanë dërguar të gjithë liderët shtetëror të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here