Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar të gjitha kushtet dhe detyrimet që do të kenë mjekët specializantë të cilët do të përfitojnë nga kuotat me kontratë, sa i përket specializimeve në mjekësi.
Kështu, sipas kontratës së hartuar nga ky institucion çdo mjek e ka për detyrim që menjëherë pas përfundimit të studimeve ai të punojë për një periudhë 3 vjeçare në vendin e punës që do t’i përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë, pikërisht në atë vend ku ka më shumë nevojë.Kjo kontratë dhe ky vend pune përcaktohet 30 ditë pas përfundimit të studimeve të specailizimt. Por në rastet kur mjekët nuk zbatojnë kontratën, parashikohen penalitete të rrepta të cilat shkojnë deri në pesëfish kthimin e pagesave. “Me përfundimin e procedurës së emërimit të mjekut të specializuar, ai/ajo është i detyruar të paraqitet në punë brenda 30 ditëve nga data e emërimit.
Në rastet kur mjeku nuk paraqitet në punë, si dhe kur shmanget nga ky detyrim pa plotësuar një periudhë minimale prej 3 vitesh pune, detyrohet t’i kthejë Ministrisë së Shëndetësisë pesëfishin e shumës së pagave të marra gjatë kohës së specializimit, shumë e cila arrin në vlerën 2 milionë lekëve”, thuhet në kontratën e hartuar nga MSH. Po kështu penalitete të tjera kanë të bëjnë edhe në rastet kur specializanti ndërpret studimet. Sipas kontratës për një periudhë 5 vjeçare ai nuk mund të konkurrojë për asnjë vend pune në sistemin publik shëndetësor.
“Për rastet e ndërprerjes të periudhës së studimeve dhe të ndërprerjes së parakohshme të periudhës së detyrueshme të punës në kundërshtim me parashikimet në kontratë, mjekut i ndalohet të konkurrojë për punësim në strukturat shëndetësore publike për një periudhë 5 vjeçare” thuhet në kontratë. Por kjo e fundit, parashikon edhe detyrimet për institucionet të cilat përveçse duhet të sigurojnë ambiente dhe kushte në Qendrat Spitalore Universitare për studentët duhet edhe të kryejë pagesat për ta.
Po kështu edhe specializanti duhet t’i përgjigjet kushteve të kontratës, që do të thotë se ky proces duhet të përfundojë brenda një periudhe 3 vjeçare, në të kundërt ai penalizohet sipas dokumentit të nënshkruar. Ky dokument firmoset nga palët pas përfundimit të konkursit dhe para fillimit të studimeve 3 vjeçare.
Përmbajtja e kontratës, çfarë duhet të zbatojnë palët
Spacailizanit pas përfundimit të periudhës 3 vjetore të specializimit është i detyruar të punojë në vendin e punës që do ti përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Ky vend pune, përcaktohet nga MSH vetëm 30 ditë pas përfundimit të studimeve 3 vjeçare MSH gjatë periudhës së specializimit të mjekut duhet ta paguajë atë me rrogë, sikurse e parashikon ligji Spacializnati duhet të përfundojë ciklin e studimit afatgjatë brenda periudhës së parashikuar për atë program specializimi. Pas përfundimit të specializimit, mjeku ka detyrimin të punojë në shërbimin shëndetësor publik për një periudhë kohore jo më pak se 3 vjet, sipas parashikimit në kontratë.
Ministri përgjegjës për Shëndetësinë, ka të drejtë që në përputhje me nevojat që paraqet Sistemi Shëndetësor Publik, të caktojë periudha të tjera kohore më pak se 3 vjet, gjatë së cilës mjeku i specializuar duhet të punojë sipas emërimit.
Penalitete për moszbatimin e kontratës
Me përfundimin e procedurës së emërimit të mjekut të specializuar, ai/ajo është i detyruar të paraqitet në punë brenda 30 ditëve nga data e emërimit. Në rastet kur mjeku nuk paraqitet në punë, si dhe kur shmanget nga ky detyrim pa plotësuar një periudhë minimale prej 3 vitesh pune, detyrohet t’i kthejë Ministrisë së Shëndetësisë pesëfishin e shumës së pagave të marra gjatë kohës së specializimit, shumë e cila arrin në vlerën 2 milionë lekëve.
Për rastet e ndërprerjes të periudhës së studimeve dhe të ndërprerjes së parakohshme të periudhës së detyrueshme të punës në kundërshtim me parashikimet në kontratë, mjekut i ndalohet të konkurrojë për punësim në strukturat shëndetësore publike për një periudhë 5 vjeçare.