Home Aktualitet Tirane, hyjne per te vjedhur nje vile, mbeten te vrare 2 grabitesit

Tirane, hyjne per te vjedhur nje vile, mbeten te vrare 2 grabitesit

605
0

vrasja-ne-seliteTentativa për të grabitur një vilë në zonën e Selitës në kryeqytet, i ka marrë jetën dy të rinjve, të cilët janë qëlluar për vdekje me armë nga i zoti i shtëpisë. Krimi i dyfishtë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa ishte vetë pronari i banesës i cili ka rrëfyer vrasjen pas vetëdorëzimit në polici.

Sipas informacioneve, pronari i banesës Flamur Ymeri është vetëdorëzuar në komisariatin numër dy ku ka rrëfyer se ka vrarë dy të rinj të cilët kishin hyrë të grabisnin vilën ku ai dhe familjarët e tij jetojnë.

Sipas dëshmisë së Ymerit, vrasja e dyshitë ndodhi për vetëmbrojtje, pasi dy grabitësit ishin të armatosur edhe të maskuar. Po sipas deponimit që i zoti i shtëpisë ka dhënë në polici, ai i ka qëlluar me armën e vetë grabitësve, tip automatik duke i lënë të dy të pajetë. Mbetet ende e paqartë për policinë, se si Ymeri ka mundur t’u rrëmbejë armën grabitësve e t’i qëllojë ata për vdekje.

Për shkak se grabitësit nuk kishin mjete identifikimi me vete, ende nuk është mësuar emri i tyre, ndërsa dyshohet që të jenë rreth moshës 22 dhe 27 vjeç.

Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë ndërsa në polici janë shoqëruar edhe familjarët e Ymerit, të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë të përleshjes mes grabitësve dhe të zotit të shtëpisë.

Ngjarja tragjike e çon në 5 numrin e jetëve të humbura në Tiranë brenda harkut kohor të 24 orëve. Gjatë së martës në Fushë-Prezë, gjyshi vrau me çifte nipin për konflikt pronësie e më tej me të njëjtën armë qëlloi dhe veten, ndërsa në Kamëz një 50-vjeçar u ekzekutua me dy plumba në sy të djalit të tij të vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here