Home Aktualitet Babai i Mark Frrokut pranon vrasjen ne Belgjike

Babai i Mark Frrokut pranon vrasjen ne Belgjike

651
0

mark-frrokuNdërsa deputeti Mark Frroku mohon të ketë kryer një vrasje në Belgjikë, është babai i tij i cili në një mbledhje të pleqësisë në mars të 1999-ës, e ka pranuar krimin e të birit ndaj shqiptarit Aleksandër Kurti në të njëjtin vit.

Mbledhja e baballarëve të viktimës dhe të shqiptarëve që akuzohen nga autoritetet belge për këtë vrasje është pasqyruar në Raportin që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit për të marrë autorizimin e tij për të arrestuar Frrokun për llogari të drejtësisë belge.

Në mbledhjen e baballarëve të zhvilluar në një fshat të Shkodrës në 28 mars të ’99-ës, i ati i Mark Frrokut ka marrë përgjegjësi për veprimet e djalit të tij, madje duke hyrë në gjak me familjen e shqiptarit të vrarë në Belgjikë, siç është e përcaktuar në Kanun.

Në relacion, thuhet se ka qenë vëllai i të vrarit Aleksandër Kurti, ai që ka njoftuar policinë belge për mbledhjen e mbajtur nga baballarët e personave të përfshirë në vrasje.

“Në “mbledhjen e baballarëve” të zhvilluar në një fshat të Shkodrës nga ku viktima është me origjinë, kanë qenë prezentë:
Babai i viktimës
Vëllai i viktimës, George KURTI,
Preng Frroku, babai i Mark Frrokut (Besnik Morina)
Bibe Djafa, babai i Lek Bib Jafa (Lek Bib Djafa)
Fran Ded Joka, babai i Hile Joka (Arjan Bytyci)”, thuhet në relacion.

Ndërkohë babai i autorit të katërt, Nikoll Vukol nuk është paraqitur në mbledhje pasi, djali i tij Alex Vuka (Besnik Vuka) nuk e vlerëson veten përgjegjës për vrasjen e shqiptarit, duke pretenduar se Kurti kishte vdekur para se ai të ndërhynte. Megjithë mungesën e babait të një prej autorëve, borxhi i gjakut është vënë dhe secila prej katër familjeve duhet që këtej e tutje “të paguante një jetë” që të vendosej sërish paqja. Sipas këtij zakoni, një dënim i rëndë në Belgjikë është i barabartë me një jetë.

Mbledhja, thuhet në relacion konfirmoi se, arsyeja e vrasjes së Aleksandër Kurtit ka qenë larja e hesapeve në lidhje me vajzën me inicialet L. A, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga grupi i shqiptarëve ku bënte pjesë edhe Frroku. Sipas raportit, viktima me origjinë nga Shkodra është hequr si polic i Interpolit dhe se në Shqipëri e njeh familjen e vajzës së shfrytëzuar.

Por nuk është vetëm kjo. Në relacion thuhet shprehimisht se Mark Frroku i përfshirë në vrasjen e Kurtit ka përdorur pesë identitete.

Besnik Morina,
Mark Frroku, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 6 tetor 1972
Dritan Frroku, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 6 tetor 1972
Dritan Frroku, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 2 Korrik 1969
Piro Sofrani, i lindur në Korçë (Shqipëri) më datë 2 Korrik 1969, me kombësi serbe, pa vendbanim apo rezidencë fikse në Belgjikë.

Frroku, thuhet në relacion ka bashkëpunuar më vëllain e tij për të kryer vrasjen e Aleksandër Kurtit, të cilin ata e akuzonin se kishte lidhje me një prej vajzave që e trafikonin se prostitutë.

Ne relacion thuhet gjithashtu se Prokurori i Përgjithshëm i Brukselit e akuzon Mark Frrokun, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”. Për këtë vepër Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Bruksel e ka dënuar me 10 vite burg deputetin Frroku, vendim i cili është apeluar. Ndërkohë që provat e rëndojnë edhe më shumë pozicionin e tij teksa thuhet se për të kryer vrasjen është dhënë një shpërblim prej 10 mije dollarësh. Vrasja sipas relacionit është porositur nga vëllai i Markl Frrokut, Arben Frroku. Ndërkohë që Mark Frroku ka qenë një prej bashkëpunëtorëve.

Prokuroria thotë se nga provat e grumbulluar në Belgjikë ka rezultuar se Lek Bib Djafa (Xhafa) i ka deklaruar shumë shqiptarëve se, ka marrë shumën 10.000 dollarë amerikanë për ekzekutimin e Aleksandër Kurtit.

Mark Frroku, sipas relacionit shfrytëzonte vajza për prostitucion në tre shtete Itali, Belgjikë e deri në Londër. Mark Frroku sipas akuzës, me vëllezërit e tij Nardi dhe Arben, ka qenë përgjegjës për tre prostituta, që banojnë bashkë. Sipas dëshmitarit anonim ata quhen Frroku.

Viktima u dashurua me prostitutën, shqiptarët i ngritën kurth
Në relacion sqarohet me detaje dhe vrasja e shqiptarit në 5 Mars të 1999-ës. Aleksandër Kurti u qëllua me tre herë thikë të madhe mishi në hyrje të stacionit “Gare du Midi” në Bruksel. Sipas autoriteteve belge vrasja ndodhi për larje hesapesh ndërmjet personave të përfshirë në rrjetin e prostitucionit shqiptar.

“Nga këqyrja rezultoi se, hunda e tij ishte e mbuluar me gjak, kishte hematoma të rënda tek sytë, plagë në dorë dhe gjoksin e gjakosur me tre gjurmë goditjeje me thikë”, thuhet në relacionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas dëshmive të cituara në relacion, personi që ka qëlluar me thikë është besnik Vuka, ndërsa si autor i ngjarjes akuzohet Mark Frroku.

Ditën e vrasjes Aleksandër Kurti ishte futur në një kurth nga ky rrjet prostitucioni, të cilët pasi kishin mësuar faktin se Kurti kishte rënë në dashur me një prej vajzave që ata shfrytëzonin (me inicialet L.S), i kishin lënë takim me të.

“Kjo vrasje e paramenduar shtrihet brenda fushës së vrasjes mafioze e organizuar nga qarqet e tutorëve.  Aleksandër Kurti kishte menduar se do të takonte prostitutën por ai ra në grackë, e cila rezultoi fatale për të. Arjan Bytyci, si dhe Lek Bib DJAFA ishin bashkëpunëtorë të  Besnik Vukës. Nga frika se mos familja e saj mësonte mbi punën që ajo bënte në Belgjikë, shtetasja L. i telefonon tutorit të saj Nardi (Frroku alias Shkurt lasku) i cili ndodhej në atë kohë në Shqipëri. Ai e këshillon të njoftojë të vëllain Dritan (Besnik Morina). Dritani e fton t’i ngrejë një kurth viktimës në Gare du Midi. Shtetasja L. kontakton me telefon me Aleksandër KURTI dhe e siguron se ajo do të ishte vetëm me të në takim. Në orën dhe vendin e caktuar, nuk është L. e cila pret viktimën, por katër persona të cilët kanë për qëllim ta vrasin”, thuhet ne raport.

Shqiptari i vrarë kishte probleme me Arben Frrokun, tutor i prostitutave
Sipas dëshmisë së vëllait të shqiptarit të vrarë, Arben Frroku kishte probleme me Aleksandër Kurtin. Në raport citohet dëshmia e Nikolas Kurtit, i cili jeton në Amerikë, ku thotë se Arben Frroku ishte porositës i vrasjes së vëllait të tij, ndërsa ekzekutimi sipas Kurtit, është bërë nga Mark Frroku.

“Lek Bib Dfaja (Xhafa) i ka deklaruar shumë shqiptarëve se, ka marrë shumën 10.000 dollarë amerikanë për ekzekutimin e shtetasit Aleksandër Kurti. Nga shpjegimet e shtetasit Nickolas Kurti, rezulton se ditën e ngjarjes, ka patur një debat midis viktimës dhe tre djemve të baballarëve, në Gare du Midi në Bruksel. Një person i katërt ka ndërhyrë, toni është rritur dhe personi ka nxjerrë thikën”.

Motivi i vrasjes së tij: Raporti midis viktimës dhe shtetases L. po bëhej më shumë se profesional dhe mund të vinte në rrezik organizatën e shfrytëzimit të qenieve njerëzore shqiptare nga Italia, Brukseli deri në Londër.

4 shqiptarët e përfshirë në vrasjen e Kurtit
Mark Frroku
Besnik Vuka
Arjan Bytyci
Lek Bib Djafa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here