Home Aktualitet Protesta në Orikum, gjykata vendos: ‘Detyrim paraqitje’ të ndaluarve

Protesta në Orikum, gjykata vendos: ‘Detyrim paraqitje’ të ndaluarve

691
0

Detyrim paraqitje për të arrestuarit e protestave në Orikum e Dukat. Me ketë vendim Gjykata e Vlorës ka lënë sot të lirë të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme ndodhur, vetëm pak ditë më parë, kur banorët u përleshën me policinë.

Në seancën e sotme, trupi gjykues vendosi masën e sigurisë, ‘detyrim paraqitje’ fillimisht per Albert Ibrajn, Murro Kullurin, Denart Hoxhën, Azem Vangjelin, Kujtim Berdon dhe Musa Xhebron, e me pas edhe per te ndaluarit e tjere.

Seanca u drejtuar nga gjykatesja Elvana Cicolli, kurse pala mbrojtese eshte perfaqesuar nga avokatet Luan Xhuveli dhe Ardian Dauti, te cilet i kane kundeshtuar akuzat e prokurorit te ceshtjes Dritan Marku.

Marku radhiti akuzat per verpat penale te konsumuara nga 14 te pandehurit mes te cilave; organizim dhe pjesemarrje ne tubime te paligjshme, prodhim dhe perdorim i lendeve plasese, kundershtim me dhune i punonjesit te policise etj..

Jashtë gjykatës ishin mbledhur shumë banorë, që kanë pritur me entuziazëm lirimin e tyre.

Të arrestuarit nga Dukati e Orikumi
1- Azem Ramadan Vangjeli, 39 vjeç.
2- Berdo Jaho Bedaj, 42 vjeç,
3- Nuro Maliq Kulluari, 75 vjeç
4- Eltjon Tare Dervishaliu, 22 vjeç
5- Sokrat Taqo Gjikoka, 54 vjeç
6- Kujtim Jaho Berdo, 47 vjeç
7- Krenar Jorgaq Kazheli, 36 vjeç
8- Musa Mete Xhebraj 27 vjeç
9- Pelivan Mehmet Ibroj, 48 vjeç,
10- Denald Ylber Hoxha, 16 vjeç
11- Edmond Nuro Kulluri, 51 vjeç
12- Albert Qazim Hibroj, 39 vjeç
13- Jorgaq Qiric Kazheli, 64 vjeç


Akuzat:

• “Organizim, grumbullim dhe manifestim i paligjshëm”, “pengim i qarkullimit të mjeteve”, “kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit publik”, “goditje për shkak të detyrës”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse”
_____________

Një ditë pasi Policia e Shtetit u përlesh në zonën e Orikumit e më pas në malet e fshatit Dukat, qyteza e vogël e Orikumit ishte në një qetësi të plotë, ku mund të shikoje pak njerëz që pinin kafen e mëngjesit nëpër lokalet, si dhe ata pak njerëz që shkonin për punët e tyre, ndërkohë vetëm pak kilometra më tutje dhe pikërisht në fshatin me tradita të mëdha shqiptare, në Dukat-Fushë, menjëherë sapo merr nga rruga nacionale Vlorë-Himarë, në rrugicën që të çon në qendër të fshatit të zë syri grumbuj njerëzish e qytetarësh të përzier, pleq e të rinj. Shumë banorë afrohen e thonë që duhet të presim pak, sepse kryepleqësia e Dukatit kishte lajmëruar për një takim në një nga lokalet e zonës. Më pas për rreth dy orë qytetarë e banorë të Dukatit kanë dëgjuar anëtarët e kryepleqësisë se si do të vijohej me protestat.

Nuk jemi talebanë, por dukatas
Një përfaqësues i kryepleqësisë akuzoi Policinë e Shtetit se ka dhunuar banorët e krahinës së Dukatit si dhe i bëri thirje ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, të mos i provokojë me fjalën “talebanë”. “Ne kemi lindur, jemi e do të vdesim vetëm dukatas dhe nuk ka pse mos ta përmendë ministri Basha Orikumin, por të thotë banorët e Dukatit. Ne nuk po kërkojmë asgjë të tepërt apo të vjedhur. Duam vetëm tokën tonë. Nuk jemi kundër qeverisë e nuk jemi me asnjë forcë politike, cilado qoftë. Ministri ta marrë vesh njëherë e mirë që ne jemi dukatas e kërkojmë një të drejtë legjitime që na takon me ligj, kërkojmë tokën tonë që e kemi të trashëguar me shekuj. Nuk ia kemi frikën as ministrit e as Kryeministrit, sepse po kërkojmë një të drejtë që na takon. I themi Bashës që mos të na kërcënojë se Dukati nuk është një fshat me 60 shtëpi e familje, por është një fshat me 1357 familje dhe për këtë tokë do të lëmë kokën gjeri sa ta marrim se na takon. Protestat tona nuk janë politike, por janë të Dukatit e për pronën ne do të vazhdojmë protestat pambarimisht”. Pas këtij takimi, banorët e Dukatit kanë përshkuar rreth 600 metra rrugë duke brohoritur “Dukati për djemtë e djemtë për Dukatin”. Më pas rreth 350 banorë kanë bllokuar për 20 minuta rrugën nacionale Orikum-Himarë, ndërsa gjatë kësaj kohe aty nuk ka pasur asnjë forcë policore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here