Është një njeri i afërt i familjes ai që ka mbushur këto ditë Tiranën me thashetheme për një divorc të mundshëm mes Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Lajmi qarkullonte prej disa ditësh në Tiranë, por siç e kanë të gjitha thashethemet, ata që i mbartin ato, bëjnë ose të gjithëditurin ose të paditurin.
Në rastin e vajzës së njohur të kryeministrit të vendit, të gjithë ata që ishin në dijeni, thoshin se diçka kishin dëgjuar por nuk i dinin shkaqet. Të tjerë shtyheshin deri në pohimin që “ata të dy kanë javë që nuk jetojnë fare së bashku”.
Ka gjasa që e gjithë thashethemnaja ka lindur nga aludimet e një familjari të afërt të z.Malltezi. Ky familjar është pushuar nga puna disa ditë më parë dhe nuk ka gjetur mbështetjen që priste nga “familja”, madje ka dyshuar se shkarkimi i ka ardhur me dijeninë e plotë të atyre nga të cilët ai priste mbrojtje. Shkaku i pushimit është e njëjta “patate e nxehtë” që shfaqet sa herë flitet për familjen Berisha: pronat!
Nëse fjalët që ai ka përhapur në qarqe të politikës dhe medias në Tiranë janë thjesht “hakmarrje” apo kanë brenda ndonjë informacion të saktë, kjo mbetet për tu parë në ditët e ardhshme