Home Politike Lulzim Basha do të jetë kryeatar i PD edhe për 4 vjet

Lulzim Basha do të jetë kryeatar i PD edhe për 4 vjet

1398
0

Lulzim Basha do të jetë kryeatar i PD edhe për 4 vjet, ndonëse nën drejtimin e tij Partia Demokratike shënoi humbjen më të thellë në histori.

Përballë Eduard Selamit ai e ka pasur mjaft të lehtë. Në 73 kutitë e votimit Basha ka marrë 53 931 vota, ndërsa Selami 5136. Thënë ndryshe, Basha ka fituar me mbi 90% dhe Selami afro 9 %.

Ajo që bie në sy është fakti se në këto zgjedhje kanë votuar 20 mijë antarë më shumë, në një kohë kur një pjesë e antarësisë së PD i ka bojkotuar zgjedhjet pasi i konsideron farsë dhe kur në zgjedhjet e 25 qershorit demokratët patën mbi 200 mijë votues më pak.

Eduard Selami ka folur gjatë fushatës për një garë të pabarabartë. Dje foli edhe për parregullsi, kur procesi nuk ishte mbyllur ende.

Jozefina Topalli denoncoi “mbushjen e kutive” për llogari të Lulzim Bashës. Astrit Patozi për një “maskaradë më të madhe se ajo e vitit 2013” për të cilën thotë se e bënë “pa u kujdesur fare që të ngjante pak e besueshme”.

Megjithatë, me këtë rezultat, Lulzim Basha do të vazhdojë të jetë sërish në krye të PD, tashmë “i shkrirë”, sërish duke kërkuar “përmbysje” të Edi Ramës, me të cilin bëri një garë gati vëllazërore më 25 qershor, sërish duke folur për blerje të votës nga bandat e Edi Ramës, në përpjekje për t’i ngritur në këmbë edhe njëherë demokratët, bashkë me të zhgënjyerit e shumtë që i kthyen krahët pasi ai braktisi kauzën e tyre për betejë kundër një qeverie të korruptuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here