Home Aktualitet Malstrom: Lëvizja e lirë pa kufi. Hedh poshtë zërat e skeptikëve

Malstrom: Lëvizja e lirë pa kufi. Hedh poshtë zërat e skeptikëve

505
0

Pas 15 dhjetorit, shqiptarët do të mund të lëvizin lirshëm në Europë konform kushteve të unionit. Madje pa pasur detyrimin të tregojnë kartën e kreditit në kufi. Komisionerja për Çështjet e Brendshme në Bashkimin Europian, Sesilia Malmstrom, gjatë një interviste për Alsat konfirmon një fakt të tillë.

“Qytetarët që duan të përdorin sistemin, duhet të kenë patjetër pasaportat biometrike. Po ashtu duhet të dinë se i jepet mundësia e qendrimit në bashkimin europian vetëm për 3 muaj. Nëse qëndrojnë më gjatë , qëndrimi i tyre kthehet në të jashtëligjshëm. Atyre mund t’u bëhen sigurisht pyetje kur të arrijnë në kufi, por kjo nuk do të thotë që duhet të kenë me vete dhe të tregojnë një shumë të caktuar parash ose një kartë krediti” tha Malmstrom.

Komisionerja e ndodhur në Shqipëri pak ditë më parë në kuadër të një turi informues për të drejtat dhe detyrimet pas liberalizimit të vizave, hedh poshtë në këtë mënyrë, deklarat e përfaqësuesve diplomatikë. Sipas tyre jo të gjithë shqiptarët do të kenë akses në union, pasi ata që nuk tregojnë biletën e kthimit dhe paratë e nevojshme për qëndrim, do të kthehen mbrapsht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here