Home Politike Topalli, Bashes: “PD eshte sot ne diten e saj me te keqe”

Topalli, Bashes: “PD eshte sot ne diten e saj me te keqe”

612
0

topalli-bashaPlas sherri brenda Partisë Demokratike. Udhëzuesi i dytë i publikuar nga Lulzim Basha për procesin zgjedhor brenda strukturave të PD-së ka sjell një përplasje të fortë ndërmjet Topallit dhe Bashës ku ish-nënkryetarja e PD-së i ka theksuar Bashës se tanimë selia blu është në pikën më të dobët.

Mbledhja e fshehtë
Ditën e djeshme Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike ku ka hasur një kundërshti të fortë nga disa deputet të PD-së lidhur me procesin zgjedhor brenda strukturave të partisë. Ndër emrat e rinj që i dolën kundër ishte deputeti Oerd Bylykbashi i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Bashës se i ka lënë ata në terr informativ lidhur me procesin dhe se njihen me zhvillimet e PD-së vetëm nëpërmjet medias. “Unë nuk kam asnjë informacion se ça po bëhet në qarkun e Durrësit, po i marrim lajmet vetëm nëpërmjet medias”,- i ka thënë Bylykbashi kryetarit të tij.

Krahas këtij, edhe deputetja Albana Vokshi i ka dal kundër Bashës e cila gjithashtu ka theksuar se tanimë i gjithë procesi reformues po bëhet në fshehtësi të plotë. Por edhe Majlinda Bregu e cila është konsideruar si një nga personat që mbështet Bashën ka hedhur akuza ndaj kryetarit. Shkak i akuzave është bërë fakti i emërimeve të reja në parti dhe të deleguarit. Mësohet se Bregu i ka thënë Bashës se: “Ne jemi një parti serioze, nuk duhet të informohemi me e-mail për emërimet e reja në parti si Grida Duma dhe Arqile Gorea”.

Sherri Basha-Topalli
Por kjo mbledhje kryesie nuk mund t’i shpëtonte sherrit Basha-Topalli. Ish-nënkryetarja e PD-së ka akuzuar Bashën se i ka lënë në terr informativ dhe i flet deputetëve në mënyrë më shumë se sa zyrtare, duke treguar mosinteresim ndaj atyre. “Pse na flet neve sikur je duke dhënë intervistë. Ne jemi njerëz të partisë”,- mësohet t’i ketë thënë Topalli-Bashës. Më pas ajo ka vijuar akuzat ndaj kryetarit të PD-së lidhur me mënyrën se si po funksion partia. Sipas Topallit, Basha thotë kot se ata janë një parti funksionale pasi që të gjithë kanë dhënë dorëheqjen nga posti i tyre duke shtuar më pas se Partia Demokratike është sot në ditën e saj më të keqe.

“Kot thua që ne jemi parti funksionale. Unë kam dhënë dorëheqjen 3 ditë pasi dha dorëheqjen kryetari, por më the të mos e bëja publike dhe e ruajta këtë sekret. Sot Partia Demokratike është në ditën e saj më të zezë”,- i ka thënë Topalli Bashës.

Grupi PD
Por përpara se sa të zhvillonte mbledhjen me kryesinë e Partisë Demokratike, Basha zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar ku përpara kamerave filloi sulmet ndaj Ilir Metës. Në fjalën e tij, kryetari i PD-së tha se deklaratat e para dy ditëve të Ilir Metës ishin një tallje dhe se forca politike që ai drejton nuk ka përgjuar asnjë. Krahas kësaj, Basha tha edhe se përdorimi i informacioneve të përgjuara janë të ndaluara parimisht nga ana e Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here