Dhjetëra tifozë të grupit “Plisat” nga Prishtina kanë kaluar kufirin Kosovë-Serbi dhe janë nisur për Beograd për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare.
Tifozët kanë hyrë përmes pikës kufitare në Merdare në grupe të vogla gjatë mesnatës dhe të martën në mëngjes, ndërsa tani kanë mbërritur në Beograd.
Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të “Plisave” në zona të ndryshme të Beogradit.