Home Aktualitet E larguan nga puna. Vajza i shkruan leter “Mami mos u merzit”

E larguan nga puna. Vajza i shkruan leter “Mami mos u merzit”

151
0

lorena-selfo-473x473Ajo ka postuar një status në Facebook, të cilin ia drejton kryeministrit. “I nderuar Kryeministër, ”Rilindja”, për mua ishte “Rrënim”! Në shekullin e synimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian ,një Femër, një Grua, por mbi të gjitha një Nënë e fortë e cila po rrit vetëm një vajzë pa bashkëshortin në krah, mbeti e papunë, arsyeja, ngriti zërin e saj për liri, demokraci, atë që për vite me radhë shqiptarët e kërkuan nën një zë, si një himn, edhe JU vetë Zoti Kryeministër”, shkruan ndër të tjera Selfo.

Por më shumë sesa mesazhi për Ramën, prekëse është letra që vajza e vogël i ka shkruar mamasë së saposhkarkuar nga puna.

letra-per-mamin-473x630

“Ma te dua shume vec mos u merzit se mua me ke pran me vete kudo ku je ti. Je mami shume e mire”, shkruan vajza.

Statusi për Ramën në facebook

I Nderuar Z.Kryeministër,

Unë që po Ju shkruaj quhem Lorena (Selfo) Muka ish-punonjëse në Drejtorin Rajonale Tatimore Gjirokaster, ish,sepse mbi tryezën time në vend të shkresave të zakonshme gjeta vendimin e largimit nga puna .Arsyet janë shumë të thjeshta,bindjet e mia politike,të cilat sigurisht,do të vazhdojnë të jenë të palëkundura,pavarësisht gjithckaje.

I nderuar Kryeministër,”Rilindja”,për mua ishte “Rrënim”!Në shekullin e synimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian ,një Femër,një Grua,por mbi të gjitha një Nënë e fortë e cila po rrit vetëm një vajzë pa bashkëshortin në krah,mbeti e papunë,arsyeja,ngriti zërin e saj për liri,demokraci,atë që për vite me radhë shqiptarët e kërkuan nën një zë,si një himn,edhe JU vetë Zoti Kryeministër!

Nuk mund të hesht derisa të kërkoj atë që me të drejtë më takon:Drejtësi!

Një vend pune nuk shitet,nuk blihet,ai fitohet e unë e kam fituar me punë,me mund, me dinjitet!

Në emër të një Nëne,të një Gruaje ,por mbi të gjitha në emër të dinjitetit të një Femre,mos i shtoni listës suaj të të papunave femra edhe një emër më tepër!

Me konsideratë :

Lorena Muka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here