Home Politike PR, largimi i deputetit: Pazare PS – LSI

PR, largimi i deputetit: Pazare PS – LSI

1018
0

fatmir-mediuPartia Republikane i cilësoi pazare të shitblerjes të deputetëve arsyet e largimit të deputetit Ylli Shehu te Lëvizja Socialiste për Integrim. Në reagimin e saj, Partia Republikane tha se pretendimet e ngritura për largim, deputeti Ylli Shehu nuk i ka shprehur asnjëherë në asamblenë e partisë republikane apo në forumet e saj.

Sipas republikanëve, Ylli Shehu i kishte bërë pazaret në Kukës me LSI dhe në Kamëz me Partinë Socialiste. Në deklaratën prej 6 pikash republikanët thonë se i vetmi pretendim i ngritur nga Ylli Shehu, dhe kjo jo në strukturat e partisë, por e shprehur privatisht kanë qenë moskandidimi i babait të tij, Vesel Shehu nga të djathtët.

Ndërkohë për largimin nga Partia Republikane dhe bashkimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, deputeti Ylli Shehu përmes një deklarate për media sqaroi se shkaku kryesor i largimit të tij, është mosmbajtja e fjalës nga ana e kreut të republikanëve Mediu, se PR do të dilte e vetme në zgjedhje nëse demokratët nuk vendosnin të kandidonin Agron Dukën për Bashkinë e Durrësit në garën e 21 Qershorit. Republikanët lidhur me ketë pretendim të Ylli Shehut thanë se ka qenë Agron Duka që vendosi mos kandidojë jashtë koalicionit.

Për largimin e Ylli Shehut nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar edhe deputeti i PD-se, Tritan Shehu ku sipas tij është kthyer në një fenomen tipik për Afrikën Qendrore. Sipas tij “parandalimi duhet menduar shumë më përpara, atëherë kur caktohen emrat e kandidateve dhe atëherë kur partitë e vërteta si PD “ushqejnë” artificialisht patickat”.

Deklarata e plote e PR-së
Sot Ylli Vesel Shehu ka shkruar me dorën e Ilir Metës një deklaratë për shtyp, në të cilën përpiqet të sqarojë pse është larguar nga Partia Republikane.

Arsyet janë qesharake.

Eshtë e turpshme gjithë kjo situatë politike që po ndodh me shitblerjen e deputetëve, si pazar i gjësë së gjallë. S`ka njeri në këtë vend që të besojë se ndonjë deputet mund t`i bashkohet LSI-së për ideal apo ide politike, përveçse për pazar, përfitim dhe të tjera.

LSI e përsërisim është kthyer “vendi” ku mblidhen mizat.

Së pari, Ylli Vesel Shehu nuk ka folur asnjëherë në forumet e PR-së.

Së dyti, vendimin e koalicionit me PD-në e ka marrë Asambleja Kombëtare e PR-së, ku Ylli ka folur vetëm me heshtjen e tij si gjithmonë, madje ka ngritur dhe dorën.

Së treti, ka qenë Agron Duka që ka vendosur të mos kandidojë jashtë koalicionit, ka deklaruar publikisht dhe po punon në mbështetje të kandidates së PD-së dhe PR-së, znj Grida Duma.

Së katërti, i vetmi pretendim që ka shprehur Ylli Vesel Shehu, jo formalisht por privatisht, ka qenë se PD-ja nuk i kandidoi babi Veselin.

Së pesti, Ylli Vesel Shehu sipas deklarimeve të disa deputetëve të majtë, e kishte bërë pazarin në Kukës me LSI-në dhe PS-së në Kamëz së, bashku me babin dhe Ilir Metën

Së gjashti, Ylli Vesel Shehu ka një marrëveshje të nënshkruar para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, të depozituar në PR, që do të ushtronte mandatin vetëm 2 vjet dhe ky mandat mbaronte në shtator 2015 dhe i kalonte z.Alfred Deshatit, i dyti në listë.
Për këtë ka qenë dakort dhe babi i Yllit “dhe si duket e mbajti fjalën për t`u larguar edhe pak para kohe”.

I kërkojmë ndjesë të gjithë votuesve të djathtë të Tiranës që zhgënjehen nga soje të tilla dhe për kandidimin nga ana jonë të një njeriu të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here