Home Aktualitet Pergjaken rruget, 7 te vdekur kete te diele nga aksidentet

Pergjaken rruget, 7 te vdekur kete te diele nga aksidentet

626
1

aksident-pogradecShtate te vdekur eshte bilanci tragjik i tre aksidenteve rrugore te ndodhura kete te diele ne vend. Pak pas mesnate nje furgon mallrash doli nga rruga ne aksin Korce-Pogradec duke shenuar 4 viktima, 2 meshkuj dhe dy gra. Aksidenti ishte fatal pasi furgoni ra nga Ura e Drithasit ne kete aks. Me heret nje makine ne te cilen udhetonin 5 persona humbi kontrollin duke rene nga nje lartesi e konsiderueshme ne lumin Osum, prane Skraparit. Nje bilanc tragjik edhe ne kete aksident, 2 te vdekur dhe tre te plagosur. Ndersa mengjesin e hershem te se dieles nje drejtues makine humbi jeten pasi u perplas me mbikalimin e kembesoreve ne aksin Plepa – Shkozet.

Korcë, furgoni I mallrave bie nga ura, 4 të vdekur
Katër persona kanë gjetur vdekjen pasi janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Korce-Pogradec tek Ura e Drithasit. Aksidenti ndodhi pas orës 24:00 të së dielës dhe mësohet se viktima të këtij aksidenti mbetën Merita Hyka 41 vjeç, A. H ,15 vjeç të dyja banuese në fshatin Orman-Pojan Korçë ,Deljon Qerreti, 24 banues në Fier – Shegan Lushnjë, ndërkohë drejtuesi i mjetit ishte 29-vjecari Ergi Mandija banues ne Lushnjë. Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje, këta persona udhëtonin me një furgon mallrash me targë AA 108 IB i cili pas humbjes së kontrollit ka rënë nga ura.

Skrapar, makina me 5 vetë bie në Osum, humbin jetën 2 persona
2 të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti rrugor të regjistruar mesditën e sotme në fshatrat e Skraparit ku një automjet ka rënë në lumin Osum nga një lartësi e konsiderueshme.

Automjeti tip BMW që drejtohej nga Altjon Hymeri ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Hija e Kakrukës” dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Osum. Për pasojë ka ndërruar jetë ne vend Sali Olldashi pasagjer ne mjet , ndërsa Flamur Hysa 40 vjeç humbi jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit Altjon vëllai i tij Erdit Hymeri dhe Nazif Mazreku kanë mbetur të plagosur rëndë.Nazif Mazreku është dërguar me helikopter në spitalin e traumës, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen ende ne Berat.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here