Shasia e 2013 MkVII Golf qëndron nën automjetin që po shihni, që nga jashtë është ende i veshur sikurse forma e tanishme e Golf, kjo është edhe arsyeja pse nuk ka kamuflazh.
Pasi që gjenerata e tanishme Golf, MKVI, ishte shpalosur vetëm në vitin 2009, pse janë duke u ngutur me testimet rreth gjeneratës së ardhshme?
Arsyeja është se gjenerata e gjashtë e Golf është ende e bazuar në platformën e njëjtë Volkswagen PQ35, që ishte pjesë gjithashtu e gjeneratës së pestë, duke e bërë më shumë një rifreskim me ndryshime të trupit sesa një kalim të vërtetë të gjeneratës. Gjenerata e shtatë (MkVII) do të bazohet tërësisht në platformën MQB (“Modular Querbaukasten” në gjuhën gjermane), që është edhe arsyeja pse do të ketë më pak se tre vjet mes këtyre gjeneratave të tanishme.
Modelet e tanishme të VW Group të ndërtuara mbi platformën MQB përfshijnë modelet e sapo shpalosura VW Sharan dhe SEAT Alhambra. 2012 Audi A3 do të jetë gjithashtu pjesë e platformës MQB.