Home Aktualitet Gjobitet Albana Vokshi, kërkoi të kalojë kufirin pa bërë procedurat

Gjobitet Albana Vokshi, kërkoi të kalojë kufirin pa bërë procedurat

598
0

MORINË- Gjykata Komunale e Prizrenit ka gjobitur me 200 euro deputeten e PD Albana Vokshi. Policia kufitare në Vërmicë e shoqëroi deputeten për në stacionin e policisë në Prizren pasi kjo e fundit ditën e diel, tentoi të kalontë pikëkalimin kufitar të Vërmicës pa rradhë. Sipas mediave kosovare, referuar burimeve të policisë kufitare në Prizren bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së diel, kur deputetja Vokshi bashkë me bashkëjetuesin e saj, Arjan Tartari, dhe një zyrtar të lartë të Ministrisë së Kulturës po shkonin për në Kosovë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se shtetesja shqiptare, Albana Vokshi, nuk është identifikuar si deputete. Nisur edhe nga radhët të krijuara në pikëkalimin kufitar, Albana Vokshi ka kërkuar lehtësim procedurash, duke mos iu bindur urdhrave të policisë për të mbajtur radhën, duke ashpërsuar njëherazi tonet me punonjësit e policisë që shërbejnë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Ndërkohë që policia e Prizrenit bëri me dije në mënyrë zyrtare shoqërimin në polici të deputetes Albana Vokshi dhe dërgimin e çështjes në mënyrë të përshpejtuar në Gjykatën Komunale të Prizrenit. Te njëjtën gjë e ka pohuar për mediat edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por pa dhënë detaje. Pas gjykimit të përshpejtuar, Gjykata Komunale e Prizrenit vendosi një gjobë me vlerën prej 200 eurosh për deputeten Albana Vokshi, duke urdhëruar lirimin e saj, me argumentin se “vepra penale e dyshuar nuk paraqet rrezikshmëri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here