Home Kosova Serbët ende mbajnë te bllokuara rrugët në Rudarë

Serbët ende mbajnë te bllokuara rrugët në Rudarë

608
0

KFOR bëri disa herë presion se do të ndërhynte me forcë nëse banorët serbë nuk do të largonin barrikadat nga rrugët e veriut, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Serbët ende po i mbajnë rrugët e bllokuara në Rudarë, por përgjithësisht dita e sotme ka kaluar e qetë, si në vendkalimet kufitare, gjithashtu edhe kudo në veri.

Kjo ka qenë deklarata e zëdhënësit të KFOR-it Hans Uihter. Ai theksoi se ende ekziston potenciali për dhunë dhe se protestuesit vazhdojnë të mblidhen. Gjatë takimit të Komandantit të KFOR-it Erhard Byler me autoritetet serbe, nuk kanë dalë rezultatet specifike, por vetëm janë shkëmbyer mendimet dhe informatat, ka thënë Uihter, duke shtuar se për këtë tashmë janë informuar bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria në Beograd.

“ Ndoshta do të arrihen disa zgjidhje në nivelin e lartë politik. Ju e dini që KFOR-i nuk është institucion politik. Ne duhet t`i mbështesim njerëzit këtu, të mbajmë terrenin e sigurt dhe të rrisim lirinë e lëvizjes. Ne duhet të vërtetojmë nëse është i nevojshëm përdorimi i dhunës për të pastruar rrugën” tha Uihter.

Ai ka shtuar se KFOR-i kishte kompetencë që të përdorte dhunën ditën e premte, kur rruga në Rudarë ishte bllokuar, por siç u shpreh ai, diçka e tillë do të rezultonte me gjakderdhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here