Home Aktualitet Topi, dita e pare pas presidences

Topi, dita e pare pas presidences

600
0

I zhveshur nga kostumi presidencial, orët e para post presidenciale ish- kreu i shtetit Bamir Topi ka preferuar t’i kalojë nën shoqërinë e bashkëshortes por dhe të miqve të tij më të ngushtë duke darkuar në një nga lokalet e kryeqytetit.

Rreth orës 20: 30 të mbrëmjes së të martës, Topi është takuar me Gazmend Oketën, Aleksandër Biberaj, Besnik Mustafaj, Sali Shehun, pjesa më e madhe e te cilëve drejtues te partisë Fryma e re Demokratike, në një nga restorantet në zonën e Parkut Kombëtar pranë fakultetit Histori- Filologji.

Pa kostum dhe me një bluzë me mëngë të shkurtra, të bardhë dhe me katrore të vogla, ndryshe nga veshja zyrtare me kostum me të cilën u pa në ceremoninë e ndërrimit të pushtetit të orës 19:30 minuta, zoti Topi mbërriti i fundit në lokal. Si gjithnjë nuk ka shmangur gazetarët por i ka zbuluar atyre detajet e bisedës me pasardhësin e tij në momentin kur shtrënguan duart  dhe se si do të jetë dita e tij nga sot, kur Topi nuk është më president.

“Pavarësisht se cfarë pozicioni ka njeriu në jetë e rëndësishme të jesh shqiptar. Ditën e nesërme (sot) do filloj normalisht. Natyrisht nuk do të shkoj në zyrë por impenjimet e mia janë në shumë plane. E konsiderova një detyrim së pari institucional por dhe personal që të realizoja një transferim të pushtetit në mënyrën më dashamirëse. Gjithçka shkoi shumë bukur. I urova drejtëpërdrejtë presidentit Bujar Nishani që të ketë një detyrë të lehtë në sensin e realizimit më të mirë të të gjithave gjërave”

Ish kreu i shtetit reagoi dhe për tonet kritike z. Nishani përdori ndaj tij gjatë betimit në parlament, Topi është shprehur se nuk e ka marrë personale pasi Shqipërisë i mbeten ende shumë sfida në sistemin e drejtësisë.

“Kur bëhet fjalë për reformat, ajo është përgjegjësi ekskluzive e parlamentit. Edhe sot diskutimi për reformimin e Gjykatës së Lartë është realizuar në Komisionin e LigjeveBesimi te drejtësia konsolidohet me reformat që duhen të realizohen fillimisht në kuvend”- u shpreh ai duke përcjellë mesazhin se duhet që të ketë një angazhim më të madh politik dhe mbështetjen që duhet ti jepet këtij institucioni.

“Ai institucion ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve, të politikës, të aktorëve të politikës, të shoqërisë të medias. Është një institucion shumë i rëndësishëm për të garantuar një klimë midis palëve dhe mbi palët.”

Takimin Topi nuk e komentoi si një rinisje të axhendës së tij politike, por pa mohuar një rikthim në jetën politike, ai u shpreh se i duhet ende pak kohë. Në darke nuk ka munguar dhe stafi i tij i afërt gjatë qëndrimit në presidencë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here