Home Lifestyle Arben Mevlani padit televizionin Top Channel

Arben Mevlani padit televizionin Top Channel

161
0

arben-mevlani-arminaSpikeri i lajmeve Arben Mevlani ka paditur televizionin ku punonte duke akuzuar se e kanë hequr nga puna pa shkak. Në datën 8 shtator Mevlani ka ngritur padi kundër ‘Top Channel’ në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Ai kërkon nga televizioni dëmshpërblim dhe vjetërsi pune. Në padinë e tij drejtuar gjykatës spikeri i lajmeve kërkon: “Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin për zgjidhjen e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme, pa shkaqe të justifikuara, pa respektuar procedurat dhe afatin e njoftimit. 2.Shpërblimi për vjetërsinë në punë”.

Arben Mevlani punonte në ‘Top Channel’ si spiker i edicioneve informative. Pak kohë më parë ai është pushuar nga puna, dhe siç pohon në kërkesë-padinë e tij, largimi prej postit ishte i pajustifikuar. Më herët Mevlani është shfaqur në të njëjtin rol në Radio Televizionin Shqiptar. Ai e ka nisur karrierën e tij si aktor e më pas si dublues. Më vonë mori detyrën e folësit në Radio Tirana, për të kaluar më pas në televizion.

Previous articleRadio Cafe, Duff Bar dhe Il Gusto, 3 rekomandimet e CNN per turistet
Next articleIshulli privat ne shitje sa nje shtepi ne Britani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here