Një sasi tritoli është vendosur në linjën hekurudhore Vorë-Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të ditës së premte pranë fshatit Thumanë Kruje.
Me të marrë informacionin forcat e policisë nisën punën për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje. Policia ka kontrolluar banesat e punëtorëve të hekurudhës, të cilët janë përgjegjës për pjesën ku ishte vendosur tritoli.
Policia bën me dije se ka shoqëruar për në komisariat të paktën 10 persona, të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur.