Home Aktualitet Ulen temperaturat, ne Diber disa akse te bllokuara

Ulen temperaturat, ne Diber disa akse te bllokuara

504
0

ngriceAksi rrugor Qafë Buall–Maqellarë në rrethin e Dibrës paraqet shumë probleme për qarkullimin sot për shkak të ngricave. Lëvizja e mjeteve në këtë aks bëhet vetëm me zinxhirë. Tre furgonë nga Xibra janë bllokuar që prej orës 7:00 të mëngjesit.

Për shkak të ngricave, probleme janë krijuar edhe në linjat e furnizimit me energji elektrike, ku komuna Trebisht nuk merr energji.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri. Bora në vende të caktuara ka arritur në 20 cm, ndaj shoferët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë udhëtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here