9,5 lekë do të jetë çmimi që qytetarët shqiptarë do të paguajnë nga 1 janari i vitit 2015, për çdo kilovat energji të harxhuar. Vendimi për rritjen e çmimit u bë i ditur sot nga Enti Rregullator i Energjisë, i cili e justifikoi çmimin e ri me rritjen e efiçencës.
Rreth orës 12:00 ERE nisi mbledhjen për çmimin e ri të energjisë, ku vendosi heqjen e fashës mbrojtëse dhe rritjen e çmimit për konsumatorët familjarë në 9.5 lekë për kW. Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 kW/h e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli, 13.5 lekë.
Ndërsa bizneset e vogla pritet të paguajnë 11 lekë për kW/orë, ndërsa ato të mëdhatë 14 lekë për kW/orë. Për furrat e bukës çmimi do të jetë 7.1 lekë për kW/orë.
Po ashtu ERE ka vendosur të rrisë çmimin e prodhimit në 1.45 lekë. Ndërsa çmimi mesatar i energjisë për OSHEE do të jetë 10.7 lekë për kW.
Gjatë mbledhjes, ERE ka vendosur të mbajë të pandryshuar edhe tarifën e transmetimit për OST. OST kërkoi më herët rritjen e çmimit të transmetimit në 0.7 lekë.
Enti vendosi objektiva për vitin 2015, që borxhet e OSHE-s të ulen dhe të shkojnë në 22%, pasi edhe çmimi i energjisë vendoset mbi bazën e këtyre treguesve.
CMIMI I RI I ENERGJISË NGA 1 JANARI
Familjarët – 9.5 lekë për kW/orë
Bizneset e vogla – 11 lekë për kW/orë
Bizneset e mëdha – 14 lekë për kW/orë
Furrat e bukës – 7.1 lekë për kW/orë
Ambientet e përbashkëta – 9.5 lekë për kW/orë
sa paguhet 1 kilovat megjith tvsh