Policia e Tiranës konfirmoi arrestimin e vrasësit të arkëtares së bankës NBG, Leonora Kaloçi. Ai është Viktor Gushi, i cili ka pranuar krimin. Në një dalje të shpejtë për gazetarët, drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj tha se, nga ekspertiza balistike që i është bërë armës, rezulton se Viktor Gushi është vrasësi i arkëtares së bankës, dhe njëkohësisht edhe i argjendarit, Rrapo Sinanaj.
Sipas Çaushajt, Gushi është autor edhe i disa ngjarjeve të tjerave, detaje për të cilat do të jepen nesër në orën 10:00 në një dalje për mediat nga Policia e Tiranës.
Arkëtarja e bankës NBG, Leonora Kaloçi vdiq ne spital pas palgeve te marra nga arma, ndërsa mbeti i plagosur edhe roja i sigurisë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Argjendari Rrapo Sinanaj u vra në Tiranë më 21 tetor 201.