Home Aktualitet Homazhe dhe nderime per Dëshmorin e Atdheut, kapiten Feti Vogli

Homazhe dhe nderime per Dëshmorin e Atdheut, kapiten Feti Vogli

651
0

Homazhe dhe nderime per Dëshmorin e Atdheut, kapiten Feti Vogli, rene ne krye te detyres gjate misionit ne Afganistan.

Ceremonia e nisur ne oren  11.00, u mbyll ne oren 13.12 me nje fjalim te shefit te shtabit te Pergjithshem, Gjunkshi, nderkohe qe trupi i tij u nis drejt varrezave te Deshmoreve te Kombit.

Homazhet

Ministri Arben Imami dhe drejtues të lartë ushtarakë janë të parët që vendosin kurora me lule dhe bejne homazhe para arkivolit mbuluar me flamurin shqiptar.

Pas tij, Kreu i Komisionit te Sigurise dhe anetare te tij, nderojne para trupit te pajete dhe ngushellojne familjaret e pranishem. Homazhe kane zhvilluar kryeministri Sali Berisha, anetare te kabinetit, ministrat, deputete te Kuvendit te Shqiperise, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i shtetit, Bamir Topi, kryeprokurorja Ina Rama, kreu i opozites, Edi Rama, kreu i LSI-se, Meta, Leka II, ambasadore e pjese te trupit diplomatik te akredituar ne vendin tone etj.

Ceremonia familjare, ne banesen e tij ne fshatin Baldushk eshte mbyllur rreth ores 09.40, e me pas kortezhi me trupin e tij eshte nisur drejt Pallatit te Kongreseve.

Trupi i tij mberriti ne atdhe ne oren03:05 të mëngjesit të sotëm në aeroportin “Nënë Tereza” me anë të një avioni të NATO-s.

Ne nje ceremoni te heshtur ai eshte nderuar ne aeroport nga zyrtare te larte, familjare dhe te tjere te pranishem.

Pasi eshte bere nje ndalese ne morgun e Tiranes, trupi i tij, shoqeruar nga kortezhi  eshte percjelle në drejtim të fshatit Baldushk, aty ku familja e kapitetit ka më shumë se 4 ditë që ka hapur dyert për të pritur ngushëllimet.

 

Më poshtë detajet e ceremonisë mortore:

Detajet e ceremonise

Ora 10:00 – 10:45- Lëvizja e arkivolit me trupin e të ndjerit për në Pallatin e Kongreseve

Ora 10:45 – 11:00- Vendosja e arkivolit ne vendin ku do të zhvillohen homazhet në Hollin e Pallatit të Kongreseve

Ora 11:00 – 12:15- Zhvillimi i homazheve

Ora 12:15 – 12:20- Zhvillimi i homazheve nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit

Ora 12:25 – 12:30- Zhvillimi i homazheve nga Kryeministri

Ora 12:30 – 12:35- Zhvillimi i homazheve nga Kryetarja e Kuvendit

Ora 12:35 – 12:40- Zhvillimi i homazheve nga Presidenti

Ora 12:45 – 13:00- Zënia e vendeve për fillimin e ceremonisë mortore

Ora 13:00- Fillimi i ceremonisë zyrtare

Ora 13:00 – 13:05- Himni Kombëtar

Ora 13:05 – 13:10- Fjala e lamtumirës

Ora 13:10 – 13:11- Trompetat njoftojnë për përfundimin e ceremonisë

Ora 13:11 – 13:25- Rreshtimi i pjesëmarrësve në ceremoni për lëvizjen drejt Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:25 – 13:50- Lëvizje e kortezhit për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:50 – 14:00- Grumbullimi i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit dhe vendosja e tyre në vendet e caktuara

Ora 14.00 – 14.07- Zhvillimi i Ceremonisë së Apelit të Fundit nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan Demiri

Ora 14.07 – 14.17- Lëvizja e arkivolit të mbajtur në krahë nga grupi i ushtarakëve për në vendin e varrimit

Ora 15.00- Përfundimi i ceremonisë

Ora 15.00 – 15.30- Lëvizje për në Qendrën Kulturore të Ushtrisë

Ora 15.30- Dreka e përmortshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here