Home Kosova Kosovë, barrikadë e re në Bërnjak

Kosovë, barrikadë e re në Bërnjak

636
0

Serbët e veriut të Kosovës kanë vendosur të dielën pasdite një barrikadë të re në rrugën që çon drejt pikëkalimit kufitar në Bërnjak. Sipas Blic, disa kamionë kanë hedhur dhe mbi rrugën që çon nga Zubin Potoku për në Bërnjak dhe kjo barrikadë, sipas serbëve që e kanë vendosur atë, do të jetë selektive, përkatësisht nuk do të pamundësojë në tërësi trafikun, por vetëm lëvizjen e KFOR-it dhe të EULEX-it. Koha njofton se barrikada është vendosur rreth 200 metra para zonës së sigurisë që kontrollohet nga KFOR-i. Para pengesës nga dheu, e cila nuk e mbulon tërë gjerësinë e rrugës, gjenden edhe disa kamionë, si dhe po vendoset edhe teli me gjemba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here