Home Bota Tërmeti në Turqi, dyshohet për 1 mijë viktima

Tërmeti në Turqi, dyshohet për 1 mijë viktima

615
0

Bilance të frikshme vijnë nga Turqia e cila u godit mesditën e së dielës nga një tërmet 7.3 ballë i shkallës rihter. Për momentin vijnë konfirmime zyrtare për 50 viktima të cilat ndodhen në spitalin qëndror të provincës Van, e cila është më e prekura nga tragjedia. Burime nga mediat vendase flasin për një shifër nga 500 deri në 1 mijë të vdekur. Të mbijetuarit e katastofës flasin për një numër të konsiderueshëm njerëzish të bllokuar në gërmadhat e ndërtesave të rrafshuara nga lëkundjet. Fillimisht u raportua për një tërmet 6.6 ballë të shkallës rihter ndërsa më pas nga instituti amerikan e gjeologjisë u raportua shifra zyrtare e cila është 7.3 ballë shkalla rihter. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në fshatin Tabanli në provincën Van rreth 7.2 km në thellësi të tokës. Nga lëkundjet e fuqishme janë prekur një sërë qytetesh ndërsa dëmet përllogariten katastrofike sipas të dhënave paraprake. Shkatërrime të mëdha raportohen edhe në provincën Mus, ndërsa paniku ka përfshirë banorët e zonave të prekura. Tërmeti është regjistruar në orën 12.41 të drekës, 12.41 me orën lokale të Turqisë. Kryeministri i Turqisë Erdogan është nisur menjëherë drejt provincës Van ku po ndjek nga afër operacionet e shpëtimit të të mbijetuarve si dhe nxjerjes së viktimave nga gërmadhat. Tashmë që goditja e radhës sizmike në Turqi po prodhon bilance katastrofike dëmesh në njerëz shtrohet cështja e zbatimit të niveleve të sigurisë në ndërtimin e godinave. Në një moment të dytë do pritet të nisin edhe hetim për cilësinë e ndërtimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here