10 apartamente janë dëmtuar si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në njërën prej banesave të katit të dytë në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet. Ngjarja e ndodhur orët e para të mëngjesit ka terrorizuar banorët e pallatit, të cilët shprehen të indinjuar.
“Unë nuk dua të konfirmoj se shpërthimi ka ndodhur pas vdekjes së vëllait të Dritanit, tani fola me avokatin. Thjesht nuk dua të prononcohem, filmoni, dëmet ja ku i keni”,- u shpreh bashkëshortja e Dritan Jasexhiut.
“Nuk di kanë vënë granatë aty poshtë, tek ndërtesa. Mua më është prishur dera, ja edhe dera e komshiut”,- shprehet një banore.
“Shpërthimi ndodhi në 3:30 të mëngjesit. Nuk kemi pasurdëmtime personale, vetëm dyert”,- deklaron një banor i pallatit ku ka ndodhur shpërthimi.
Burime të policise bëjnë me dije se në mesditë kanë arrestuar personin e dyshuar si autor i vendosjes së tritolit, i cili është shtetasi Klajdi Hoxholli 21-vjec, i cili ka lidhje krushqie me personin Dritan Jasezhiu, të cilit i është vëne sasia e eksplozivit.
Konflikti mes tyre ka lindur si pasojë e mosmarrveshjes së lindur për ndarjen e pronësisë së disa dyqaneve te ‘Tregu i Uzinës Dinamo’.
Vdekja disa kohë më parë e vëllait të tregtarit Jasexhiu ka sjellë dhe konfliktin ku autori Hoxholli, burri i vajzës së vëllait të tregtarit nuk ka rënë dakort për menyren e ndarjes se pronesise. Grupi hetimor konfirmon faktin se hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave vazhdojnë.