Home Politike Opozita proteston para kryeministrisë, Basha: Rama ik, re bashkë me avionin

Opozita proteston para kryeministrisë, Basha: Rama ik, re bashkë me avionin

593
0

basha-berisha4Qytetarë të shumtë nga të gjitha qytetet e vendit iu bashkuan protestës paqësore të opozitës, në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkuan largimin e kryeministrit Rama. Ashtu siç ishte paralajmëruar, marshimi opozitar nga sheshi “Skënderbej” ka nisur rreth orës 11:00 me parullën: “Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi”.

Pas marshimit paqësor përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të kryesuar nga deputetët e PD-së, protestuesve ju bashkua edhe kryetari i demokratëve, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë protestuesit mbanin në duar parulla të njëjta me ato të një jave më parë, që u hodhën përpara Parlamentit: “Shqipëria drejt Europës, jo drejt Kolumbisë”; “Ikni në shtëpi, ju s’na jepni siguri”; “Integrim, jo drogë”. Përballë protestuesve, në godinën e Kryeministrisë qëndronte një kordon policie, i përbërë kryesisht nga efektive ferma.

Ashtu sikundër u paralajmërua nga takimi i pak ditëve më parë i kreut të demokratëve me aleatët, në protestën e sotme ishin të pranishëm edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i PDK, Nard Ndoka.

Pas fjalës së kryetarit të PD-së, i cili kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Rama, protestuesit janë shpërndarë qetësisht, ndërsa një pjesë e tyre kanë shprehur solidaritet me grevistët e urisë, që qëndrojnë prej tre ditësh në çadrat e ngritura pranë kryeministrisë. 13 grevistët e urisë, pjesë e shoqatës së të larguarve nga administrata, kërkojnë rikthimin në punë.

Partia Demokratike përshëndeti qytetarët që u bënë pjesë e protestës, ndërsa bëri të ditur se në Bulevard ishin 150 mijë pjesëmarrës.

BASHA: RAMA NDIHMËS I NARKOTRAFIKUT, VENDI KA NEVOJË PËR ZOT SHTËPIE PROTESTA PDLULZIM BASHA
Ora 11:50 – Pas fjalimeve të shkurtra të disa protestuesve, në podium u ngjit kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Rama, duke theksuar se vendi ka nevojë për “zot shtëpie në krye të qeverisë, jo ndihmësa dhe pengje të narkotrafikut”.

“Shqiptarët u ngritën dhe po ngrihen me thirrjen e opozitës, virtyteve dhe ëndrrave tona për të marrë në dorë fatin tonë. Për të mposhtur dhe shporrur oligarkinë mafioze të drogës. Për të treguar me gisht Edi Ramën , si përgjegjësin kryesor për këtë gjëmë, duke i kërkuar të largohet, sepse vendi ka nevojë për zot shtëpie në krye të qeverisë dhe jo adjutant dhe pengje të narkotrafikut siç ka treguar Edi Rama se është. U bashkuan shqiptarët, ja ku janë ja ku jemi.”- deklaroi Basha.

Kreu i demokratëve theksoi se shqiptarët janë bërë bashkë kundër drogës, për të treguar se kjo është Shqipëria e nderit, virtyteve dhe ligjit.

“Kjo është një ditë e madhe, ditë historike që unë me lejen tuaj kam nderin tua tregoj gjithë miqve dhe partnerëve tanë, fëmijëve që janë e ardhmja e vendit, brezave, kjo është Shqipëria e nderit, virtyteve më të mira. Kjo këtu është Shqipëria e ligjit, Shqipëria që nuk e ul kokën, nuk trembet, nuk gjunjëzohet, nuk gënjehet e nuk mashtrohet. Kjo është Shqipëria që lufton që ndeshet, që sakrifikon për vlerat. Kjo është Shqipëria që nuk kthehet mbrapa.”- vijoi Basha.

Shqipëria nuk është vend i drogës, sipas Bashës është mesazhi kryesor që kjo protestë i përcjell ndërkombëtarëve.

“Jemi këtu për këtë mesazh të madh që po u japim të gjithë bashkë Europës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Shqipëria nuk është narkotrafiku, por është populli i saj i lirë, nuk është as grushti i një oligarku droge por demokracia e saj. Edi Rama kryeministri ende në detyrë që ka rënë moralisht ditën e rënies së avionit në Divjakë”.

“Po po duhet ta themi me zë të lartë. Në mos për këtë për kë tjetër. Shqetësimi që na ka bashkuar dhe ngritur në këmbë nuk shtë nga ato që shohim rëndom në arenën e opozitës e pozitës. Shqetësimi për narkotrafikun është kombëtar. Të jemi apo mos të jemi një vend demokratik që është pjesë e Europës. Trafiku nga deti, ajri, toka është shqetësimi ynë mbarëkombëtar duhet ta flakë. Droga përbën sot agresionin më të madh, parimin dhe normat ku mbështetet, edukimi i të rinjve dhe brezave, droga në sistem i thotë nxënësit e studentit, mos mëso se fiton më shumë se fiton më shumë duke trafikuar, fermerit, fiton më shumë me dorgë se me perimet që mbjell. Por asnjë vend nuk ka bërë hajër përmes drogës. Droga vetëm ka hapur varre e ka hapur plagë ka shkatërruar familjet”.

Sipas Bashës, Rama prodhoi lajm për botën, atë të të bërit me turp shqiptarët për trafikun e drogës.

“Ky është rreziku shoqëror i narkokatrafikut, kundër të cilëve jemi ngritur dhe jemi bashkuar në këtë barrikadë zemrash dhe mendjesh. Nuk është në horizont, por është ulur këmbëkryq. Edi Rama prodhoi një lajm për botën. Të bëjë me trup shqiptarët, me trafikun e drogës. Ai u ka hyrë në hak zgjedhësve për mashtrimet, dhe ekonomi, në rend. Me arrogancën deh arbitraritetet, siç e ka shoqëruar gjithmonë, siç është rasti i grevistëve, pasi janë pushuar padrejtësisht nga puna, edhe pse kanë vendime gjykatash që i kanë mbështetur këta qytetarë. Janë jashtë sistemit, dhe nuk zbatojnë vendimet e gjykatave, ndaj po sakrifikojnë qytetarët, siç bëjnë qytetarët që i janë futur grevës. I është hyrë në hak e borxh, pasi ka ardhur e keqja. Do të mjaftonte gjithë ky trafik kolosal që nuk njeh pauza, dhe droga në territorin e shqiptarë, të krijohen këto ura ajrore, ndaj ai duhet të heq dorë.”-shtoi më tej Basha.

Më tej Basha theksoi se çështja e avionit të Divjakës, “shpërtheu” gënjeshtrën e kryeministrit Rama. “Kujt do ti duhej një leshko që vjen në pushtet, me premtime të mëdha, dhe territorin humb duke ia dorëzuar nartkotrafikut. Ai ka kaluar nga niveli i leshkos, dhe është tallur me opozitën në mënyrë cinike, ka shpërfillur dëshmitë e gazetarëve. Nuk ka bërë asgjë për kërcënimet e gazetarëve nga ana e mafias. Avioni i Divjakës e shpërtheu gënjeshtrën e tij. Opozita dhe qytetarët kuptojnë më mirë, pse u shkarkua kupola e Policisë së Shtetit, siç nuk ka ndodhur për 23 vite. Bumi i narkotrafikut nuk ka si rrufe në qiell, por mori hov nga shkarkimet dhe emërimet e qeverisë.”- tha më tej kreu i PD-së, Basha.

Për gjithë situatën e krijuar në vend, kreu i Partisë Demokratikë ka fajësuar Ramën. “Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë, si përgjegjësi numër një për këtë situatë. Përgjegjësia kërkon dorëheqje, pasi largimi i tij nga posti që mban është zgjidhja që duhet për të larguar vendin nga narkotratifku. Me përgjegjësi të lartë politike dhe qytetare ne ua shtrojmë këtë opsion për këtë mbështetje dhe juve, që keni ardhur të mbështesni këtë protestë. Kjo nuk është një beteje për një karrige, por për sigurinë e të gjithëve, dinjitetin, për të sotmen dhe të nesërmen evropiane të Shqipërisë. Kam parë nga takimet në çdo qytet qytetarë të zemëruar, këtë zemërim e shoh dhe këtu. Një zemërim i rëndë, por të përmbajtur, pasi janë lënduar nga nartkotrafiku.”- bëri më dijë nga podiumi kreu i PD-së.

Më tej Basha tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush fshihet pas narkotrafikut. Ndaj, e vetmja zgjidhje sipas Bashës është që kryeministri Edi Rama të jap dorëheqje. “Qytetarët e kanë kuptuar se ku fle lepuri i nartkotrafikut. Qytetarët e kanë kuptuar dhe po e kuptojnë shumë mirë se Kryeministri është personi nr. 1 i nartkotrafikut. Qytetarët janë sot me mijëra në këtë bulevard të nderit, me zemër dhe mendje me ne. Dhe po bashkohen rreth kësaj aleance kundërt trafikut të drogës. Përpjekjet e përditshme për fshehjen e trafikut të drogës janë përpjekje të Edi Ramës. Edi Rama ik! Emërimet në postet kuçe, janë bëmë e Edi Ramës, Rama ik! Mandati i Edi Ramës është njollosur nga narkotrafiku i drogës, qytetarët e kanë rrëzuar moralisht Edi Ramën. I ka mbetur vetëm të zgjedh orën e largimit dhe dorëheqjes. Kjo është më e mira për të gjithë. Por ai nuk mund të vazhdojë të qeverisë dhe s’mund të qeverisë për këtë përgjegjësi që ka bërë për nartkotrafikun, me s’mbyllje dhe sy shkelje. Ne jemi të vendosur të gjithë për betejën tonë.”-përfundoi fjalën e tij kreu i Partisë Demoktratike, Lulzim Basha.

LEZHE, PROTESTUESIT: U NDALUAM NGA POLICIA 2 HERE 
Ora 10:50 – Protestues nga Lezha kanë deklaruar se janë ndaluar dy herë nga policia gjatë kohës që ushtonin drejt Tiranës. Sipas protestuesve, kanë qenë tre autobusë që vinin nga Lezha që nuk janë lejuar të kalojnë, por pas disa negociatash policia ka lejuar protestuesit t’i drejtohen Tiranës, duke i marrë dokumentet shoferit.

“Policia na ka ndaluar 2 herë dhe i ka marrë dokumentet shoferit dhe pastaj na kanë lejuar drejt Tiranës. Policia nuk ka ushtruar dhunë, vetëm ka bllokuar autobusin e linjës që ishte me protestues të opozitës.”- u shpreh një protestues.

CARA: U TENTUA BLLOKIMI I PROTESTUESVE, POLICIA: NË FURGON, NJË PERSON I DYSHIMTË
Ora: 10:00- Reagon Igli Cara, kreu i Partisë Demokratike në lidhje me protestën e cila pritet të organizohet nga opozitë rreth orës 11 të mesditës së sotme. Sipas Carës, policia ka tentuar të bllokoi protestuesit, të cilët ishin nisur me furgon. “Policia bllokoi një furgon me qytetarë. U desh ndërhyrja jonë për të lejuar kalimin”-ka bërë me dije deputeti Cara.

Në lidhje me deklaratën e Ilgi Carës, ka reaguar policia e Durrësit, sipas të cilës bllokimi i furgonit ka ardhur pasi brenda tij kishte një person të dyshimtë. “Personi u shoqëruar në policia, e më pas u la i lirë. Pas verifikimeve furgoni u lejua të kalonte.”- thuhet në reagimin e policisë së qytetit bregdetar.
Nga qyteti i Durrësit janë nisur drejt Tiranës, rreth 15 autobusë dhe 30 furgona me qytetarë, të cilët do ti bashkohen protestës së opozitës.

QYTETARËT DREJT TIRANËS PËR T’JU BASHKUAR PROTESTËS SË PD-së
Ora 09:00 – Qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë organizuar për t’ju bashkuar protestës së opozitës që do të mbahet në kryeqytet. Nga Korça janë nisur, 5 autobusë. Mësohet se organizimi është bërë nga Partia Demokratike, por ka edhe dhjetëra mjete të private të organizuar nga vetë qytetarët, që janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Po ashtu nga Shkodra që prej orës 06:30 minuta janë nisur drejt Tiranës 4 autobusë në mënyrë të organizuar nga dega e PD në këtë qytet. Edhe në Elbasan mësohet se shume qytetarë do t’i bashkohen protestës, në mënyrë të organizuar me autobusë. Nga Fieri gjithashtu do të ketë pjesëmarrje në protestë me anë të organizimeve nga vetë qytetarët me mjete private.

BASHA: RAMA TË LARGOHET, GJYKATA TA DËNOJË, BERISHA: RAMA IK PROTESTA PD
Ora 08:30 – Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se protesta kombëtare që do të zhvillohet sot në Tiranë do të jetë vazhdimi i një aksioni politik të opozitës, qëllimi i së cilës është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit të vendit. Basha u shpreh se opozita nuk synon të bllokojë statusin me protesta, ndërsa shton se ajo synon që ato të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve përmes rrjetit social “Facebook”, që të bëhen pjesë e protestës.
“Të dashur miq, të gjithë në protestën Rama IK në ora 11:00 në sheshin Skënderbej. Të protestojmë kundër njeriut që po shndërron Shqipërinë në kartelin e drogës, që avionet e drogës na i shiti për mushkonja, që me qeverinë e tij ka bërë Shqipërinë vendin me të pasigurtë në Europë, që rrëmbeu votat me mashtrime dhe para të pista dhe po zhyt shqiptarët në papunësi, varfëri dhe mjerim. Zgjidhja është Rama IK! IK! IK!”- shkruan Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here