Home Aktualitet Punesimi, rreth 300 te rinj do hyjne ne administrate

Punesimi, rreth 300 te rinj do hyjne ne administrate

585
0

auto_hailmi1475760999-300x212Në vitin e dytë të zbatimit të programit kombëtar të punësimit administrata publike në Shqipëri dhe Kosovë do të punësojë 300 të rinj, 200 në Shqipëri dhe 100 në Kosovë.

“Përmbushim sot një nga këto angazhime të rëndësishme të qeverisë,jo vetëm kthimin e administratës në parimin e meritokracisë, por dhe hapjen e administratës qartazi për më të aftët. Kemi sot një administratë që është e gatshme për sfidat e integrimit dhe hapjes së negociatave”, tha ministri Blendi Klosi.

Hapja e administratës publike për të rinjtë e diasporës është një praktikë e re e suksesshme, e aplikuar vjet, projekt ku u përfshinë mbi 3 mijë të rinj.

“Në vitin e parë të programit morën pjesë 700 të rinj të diplomuar nga mosha 20-21 vjeç, prej të cilëve 200 më të mirët u punësuan”, tha zv. Kryeministri Niko Peleshi.

Në vitin 2016 aplikuan mbi 2600 kandidatë, një pjesë e mirë e të cilëve kanë ndjekur praktikat profesionale në administratë dhe në privat. Sivjet numri i aplikantëve dhe fituesve është dyfishuar.

“Thirrja e tretë për aplikime nga të rinjtë pranë programit që hapet brenda 3 mujorit të parë të 2017 do të ofrojë mundësi për të përfituar praktika pune dhe aftësim profesional për 2 mijë vende. OSHEE ka si plan të përfshijë si praktikant në vitin e tretë të programit 177 të rinjtë, aplikantë dhe në përfundim të tij të sigurojë për më të mirët prej tyre kontrata 1-vjeçare pune, për 84 aplikantë”, tha Peleshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here