Home Teknologji Facebook heq dorë nga BlackBerry

Facebook heq dorë nga BlackBerry

318
0

BlackBerry thotë se është ‘shumë i zhgënjyer’ nga vendimi i Facebook për të mos mbështetur më aplikacionin e tij. Kjo do të thotë se përdoruesit e BlackBerry duhet të përdorin versionin mobile apo faqen e internetit për të hyrë në rrjetin social.

Megjithatë, BBC thotë se nuk është ende e qartë se kur do të nisin efektet e tij. Në fillim të këtij muaji, WhatsApp, në pronësi të Facebook, bëri të ditur se do të ketë suport vetëm për BlackBerry Priv, i cili mbështetet nga Android. Ndërsa për sistemin operativ të vetë kompanisë WhatsApp do të funksionojë deri në fund të 2016.

“Ne kemi punuar me WhatsApp dhe Facebook për t’u ndryshuar mendjen, por këtë herë vendimi i tyre nuk ka kthim”, shkruan Lou Gazzola në blogun e tij. Ai ka punuar në marrëdhëniet e BlackBerry me kompanitë e tjera.

“Kemi punuar shumë për ti siguruar përdoruesve tanë eksperiencën më të mirë, në kuadër të këtij vendimi, dhe jemi në kërkim të zgjidhjeve alternative”, vijon ai, teksa kërkon mbështetje duke përdorur hashtagun #ILoveBB10Apps.

Previous articleNishani takim me kreun e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Next articleJessica Alba shijon pushimet në Hauai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here