Home Shendetesi Stresi gjatë shtatzënisë rrezik për skizofreni te fëmijët

Stresi gjatë shtatzënisë rrezik për skizofreni te fëmijët

748
0

Shtatzënia është një periudhë delikate, ndaj duhet treguar kujdes i veçantë. Trajtimi, ushqimi, lëvizjet, puna, veprimtaritë e përditshme duhet të ndjekin një vijë të caktuar, pa tepri dhe keqpërdorim të kohës e energjive, sepse kjo do të shoqërohej me probleme të ndryshme gjatë shtatzënisë. Si pasojë,jo vetëm shëndeti i nënës do të paraqiste probleme, por ato do të kalonin edhe tek fëmija duke shkaktuar te ai komplikacione të ndryshme. Sipas rezultateve të studimeve të pasqyruar në të përditshmen “Daily Mail” nënat që kalojnë forma të ndryshme stresi gjatë periudhës së shtatzënisë, përbëjnë faktor rreziku që tek fëmijët e tyre të shtohet rreziku i shfaqjes së skizofrenisë. Prandaj është e nevojshme që gratë shtatzëna, qoftë edhe në muajt e para, duhet të trajtohen më kujdes dhe të jenë sa më pak të ndikuara nga probleme apo shqetësime e përjetime të ndryshme emocionale.
Studimi
Kështu studiuesit gjatë kërkimeve të tyre u përqendruan në ndryshimet e para që ndodhin me fetusin gjatë muajve të parë të shtatzënisë, dhe zhvillimeve të para të shëndetit mendor tek ata. Zhvillime këto që perfeksionohen në muajt e ardhshëm të shtatzënisë. Stresi i përjetuar gjatë shtatzënisë, qoftë i shkaktuar nga vdekja e një personi të afërt, problemet në çift, stresi i pashkak, apo faktorë të tjerë që mund të krijojnë gjendje të amullt dhe kronike; shfaqen me pasoja jo vetëm gjatë shtatzënisë, por pasqyrohen edhe në shëndetin mendor e fizik të fëmijës. Këto ndikime vijnë te fëmija edhe si pasojë e problemeve fizike, si sëmundje të zemrës, tensionit të gjakut, sëmundje të ndryshme, por padyshim edhe faktori stres ka ndikimet e tij negative.
Stresi
Studimet treguan se te ato femra të cilat kishin kaluar stres major, apo depresion në shkallë të lartë, gjatë shtatzënisë,  fëmijët e tyre paraqisnin 67 për qind rrezik të prekjes nga skizofrenia. Skizofrenia është një sëmundje psikotike, me simptoma që përfshijnë halucinacionet, deluzionet dhe ndryshime të shpejta të gjendjes shpirtërore. Për këtë sëmundje nuk ka kurë, edhe pse disa të prekur prej saj mund të trajtohen me medikamente e terapi të ndryshme. Shfaqja e infeksioneve të ndryshme gjatë shtatzënisë, situatat e vazhdueshme gripale dhe stresi, njihen si shkaktarët kryesorë të prekjes së fëmijëve nga skizofrenia. Profesor Philip Baker, nga spitali i Manchester-it, tregon se “Fëmija gjatë shtatzënisë është i lidhur me nënën kaq ngushtësisht sa përjeton çdo ndryshim fizik e psikologjik të sajin.” Më tej ai sqaron se stresi i përjetuar gjatë muajve të parë të shtatzënisë rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të shëndetit mendor te fëmijët e këtyre grave. “Shumë njerëz mendojnë se kujdesi më i veçantë duhet treguar në muajt e fundit të shtatzënisë, duke harruar që janë muajt e parë periudha ku formësohet gjithçka paraprakisht.” – shprehen studiuesit. Shtatzënia ka nevojë për kujdesie e trajtim gjatë gjithë kohës. Rëndësi duhet treguar edhe ndaj ushqimit, prandaj duhet të ndiqet një dietë e caktuar, për t’i dhënë fëmijës gjithë elementët, vitaminat, lëndët ushqimore të nevojshme, pa rrezikuar mbipeshën. Po kaq i rëndësishëm është aktiviteti fizik, shëtitjet, çlodhjet, etj. Veçanërisht kujdes duhet treguar me konsumimin e alkoolit dhe të duhanit. Nëse jeni duke kaluar një gjendje stresuese përpiquni të bëni diçka ndryshe, lexoni një manual shtatzënie, dëgjoni muzikën që ju pëlqen, takoni njerëz të dashur, e pse jo të fantazoni për fëmijën tuaj.Marrë nga “Daily Mail”

Teknikat për të shmangur stresin e panevojshëm

1- Menaxhoni dhe organizoni kohën tuaj
2- Redukto mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres
3- Mbaj afër miq të mirë
4- Ndrysho mënyrën e të menduarit
5- Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres
6- Kërkoni këshillat e një profesionisti
7- Jepi vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar
8- Dëgjo muzikë të qetë
9- Realizo shëtitje të qeta
10- Mos pini alkool dhe duhan

Efektet e aktivitetit fizik gjatë shtatzënisë

Aktiviteti fizik dhe stërvitja luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e shëndetit dhe përmirësimin e gjendjes shpirtërore tek gratë shtatzëna. Femrat që stërviten në këtë kohë tregojnë se nuk shtojnë aq shumë peshë sa ato që nuk stërviten, e kanë më të lehtë për ta humbur peshën pas shtatzënisë, ndjehen më mirë shpirtërisht dhe flenë me rehat gjatë natës. Disa studime kanë treguar se femrat që stërviten e kanë më të lehtë procesin e lindjes, përdorin më pak analgjezik dhe një numër më i ulët i tyre lindin me operacion. Shtatzënia në vetvete është një gjendje fiziologjike shumë komplekse dhe kujdes i madh duhet treguar që programi i stërvitjes nuk shkakton ndonjë komplikim. Udhëzimet e stërvitjes kanë si qellim sigurimin e shëndetit dhe evitimin e komplikacioneve për femrat dhe për bebet.

Një zbulim që mund të përmirësojë shtatzëninë

Një grup shkencëtarësh australianë i janë përgjigjur pyetjes “pse meshkujt prodhojnë spermë dhe femrat prodhojnë vezë?”. Gjetjet e tyre mund të udhëheqin për të përmirësuar terapinë kanceroze apo përmirësimin e shtatzënisë. Derivatet e vitaminës A shkaktojnë fillimin e vezës dhe prodhimin e spermës, proces ky i njohur si meiosis. Qelizat që kthehen ne një pikë në vezë apo spermë janë identike në embrionet e mashkullit dhe të femrës. Retinoic acid, një derivat i vitaminës A, bën që te qelizat në embrionet e femrës të fillojë meiosis duke krijuar prodhimin e vezëve. U gjend gjithashtu një enzime e pranishme në embrionet e mashkullit e cila zhduk retinoic acid, dhe ndalon meiosis pas lindje duke dhënë prodhim sperme. Kjo njohje se çfarë shtyn dhe ndalon meiosis, mund të ndihmojë shkencëtarët të përmirësojnë shtatzëninë.

Lindja e parakohshme dhe rritja e vonuar

Femrat që kanë lindur para 36 javëve të shtatzënisë duhet të tregojnë kujdes të veçantë kur të marrin pjesë në një aktivitet sportiv, sidomos gjatë tremestrit të dytë dhe të tretë. Favorizoni ushtrime si Joga, Strecing, dhe ecje të lehta. Çdo ushtrim me pesha duhet evituar. Edhe rritja e vonuar e bebit në mitër gjendet duke matur rritjen e mitrës dhe duke parë sonogramin e fetusit. Nëse bebi juaj ka rritje të vonuar kjo do të thotë që ai nuk ka furnizim të mjaftueshëm me oksigjen nga placenta. Pirja e duhanit, përdorimi i drogës, infeksionet dhe qarkullimi i varfër i gjakut janë shkaqe për bebin për të mos u rritur shpejt. Për faktin që stërvitja e largon qarkullimin e gjakut nga placenta, bebi që nuk po rritet shpejt, nuk do e tolerojë dot stërvitjen tuaj.

Menyja ideale gjatë shtatzënisë

Shtatzënia është një periudhë delikate jo vetëm për shëndetin e nënës, por dhe të fëmijës që do lindë. Prandaj mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë dhe një dietë që duhet të zbatohet.  Është e këshillueshme që gruaja shtatzënë të pijë sa më shumë lëngje dhe ujë, sepse e ndihmojnë në pastrimin e veshkave dhe gjakut.Këshilla e parë që vjen nga mjekët gjinekologë është një dietë e ekuilibruar, e shëndetshme dhe e larmishme. E për ta garantuar këtë, specialistët rekomandojnë që dieta e gruas shtatzënë duhet të përfshijë ushqime të pasura me fibra, kripëra minerale, vitamina, fruta-perime; proteina, mish, peshk, vezë, qumësht dhe bulmetra; dhe karbohidrate, makarona, oriz, dhe bukë. Të gjitha këto substanca që ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të gruas dhe zhvillimin normal të fetusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here