Home Rajoni New York Times: Greqia del nga Euro, ushtria në pushtet

New York Times: Greqia del nga Euro, ushtria në pushtet

713
0

Në një artikull të saj, gazeta e njohur amerikane New York Times shkruan sot se “në një të shtunë të zezë kryeministri grek do të njoftojë se Greqia del nga Eurozona dhe i rikthehet monedhës dhrahmi”.

Në këtë mënyrë fillon, sipas gazetës amerikane, historia e kthimit të Greqisë në dhrahmi, që do të pasohet me një seri ngjarjesh të pakëndshme në këtë vend, siç është marrja e pushtetit nga ushtria, pas një grushti shteti.

Gazeta përshkruan se pas kësaj “të shtune të zezë”, e hëna do të gdhihet me radha të gjata depozituesish të trembur, që do të kërkojnë të marrin mbrapsht paratë e tyre nga bankat.

Vlera dhrahmisë do të jetë 60% më e ulët kundrejt euros dhe çmimet do të rriten ndjeshëm.

Linjat e financimit në Greqi do të “ngrijnë”, tregjet ndërkombëtare nuk do të pranojnë të japin hua, dhe kryeministri do të shpallë falimentimin.

Për pasojë vendi do të zhytet në kaos dhe në këto kushte, pushtetin do ta marrë në dorë ushtria, nëpërmjet një “grushti shteti”.

Artikulli i gazetës amerikane mund të mos jetë profetik, por gjendja financiare e Eurozonës është e vështirë, ajo e Greqisë edhe më e vështirë, ndaj për të ardhmen ekziston shqetësim i madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here