Home Aktualitet Durrës, grabiten e plagosen 3 kambistë ne qender te qytetit

Durrës, grabiten e plagosen 3 kambistë ne qender te qytetit

918
0

grabitje-durresNjë kambist është grabitur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në qendër të qytetit në vendin e njohur si “valuta” tek sheshi “Pranvera”.

Tre persona të armatosur me pistoleta i kanë dalë para dhe i kanë marrë çantën me para dhe valutë kambistit Edmond Sallaku, ndërsa mësohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur tre kambistë: Sallaku, Arben Çuni dhe Hajdar Lala.

Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, tre grabitësit ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Land Rover” me targa angleze dhe dyshohet se ka pasur edhe fenelinë si ato që përdor policia.

Në momentin e grabitjes, kambisti ka bërë rezistencë, por tre personat e kanë qëlluar me qytën e pistoletës. Ai është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Durrësit.
grabitja ne durres sheshi pranvera me logo

Mësohet se shuma e grabitur është konsiderueshme. Menjëherë policia është vënë në kërkim të autorëve të cilët ende nuk janë identifikuar

Gjatë ndjekjes, autorët e grabitjes kanë përplasur edhe makinën e policisë në Sukth, në kohën kur uniformat blu ishin vënë në ndjekje të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here