Home Aktualitet Sulmi ne Pogradec i organizuar nga disa persona.

Sulmi ne Pogradec i organizuar nga disa persona.

674
0

pogradecSulmi në shtëpinë e kreut të Partisë Demokratike në Pogradec është organizuar nga disa persona, por granata është vendosur vetëm nga një njëri prej tyre. Në këtë përfundim ka dalë policia e Pogradecit, ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar autorët e ngjarjes. Sipas policisë, pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës, në lagjen nr. 5 të Pogradecit, kur një granatë ofensive shpërtheu poshtë derës të katit të parë të banesës 3-katëshe të kreut të PD-së në këtë qytet, Luan Lipo. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit, të gjithë anëtarët e familjes Lipo kanë qenë në banesë, por gjendeshin në katin e dytë të saj. Zhurma e shpërthimit ka qenë e fortë dhe ka terrorizuar edhe banorët e lagjes. Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.

Policia ka shoqëruar rreth 20 persona, 7 prej të cilëve në cilësinë e personave të dyshuar, por pavarësisht kësaj, ende nuk ka një autor për ngjarjen.

Ndërkohë, vetë kreu i degës lokale të Partisë Demokratike, Luan Lipo, i cili e mban këtë post prej korrikut të vitit 2012 (më herët ka qenë prej afro 1 viti dhe nënprefekt i Pogradecit) deklaroi se ngjarja ka prapavijë politike. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, babai i dy djemve u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe se shpërthimi në banesën e tij mund të ketë lidhje vetëm me detyrën e tij si kreu i Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here