Home Sport Milan, përpjekje për të rimarrë Rikardo Kaka

Milan, përpjekje për të rimarrë Rikardo Kaka

668
0

Milan po pergatit nje tjeter goditje te madhe ne merkaton e futbollit evropian me objektivin per te kthyer me ngjyrat kuqezi brazilianin Ricardo Kaka. Futbollisti luajti per tete sezone me skuadren italiane, perpara se te transferohej ne menyre te bujshme te Reali i Madridit, por kalimi te kampionati spanjoll nuk rezultoi nje zgjedhje e mire per nje nga lojtaret me te mire te botes.

Forma e treguar ne sezonin e pare me formacionin madrilen la per te deshiruar, nderkohe qe prej kohesh Kaka vazhdon te qendroje jashte fushes se lojes si pasoje e rikuperimin nga operacioni ne gju. Po ashtu, ai duket se nuk ben me pjese ne planet e trajnerit Jose Mourinho. Paraqitja e gjermanit Ozil ne rolin e brazilianit dhe ecuria e suksesshme e Realit ne kampionat dhe ne Champions nuk jane nje shenje e mire per Rikardo Kaka, qe edhe pas rikuperimit duhet te luftoje per te siguruar vendin si titullar.

Te gjitha keto bejne te mundur nje rikthim te mundshem te Milani. Drejtuesit e klubit italian, presidenti Berluskoni dhe administratori i deleguar Galliani kane preferuar te mos flasin ne lidhje me kete ceshtje, por nuk e kane mohuar ne asnje rast se jane te interesuar per brazilianin.

Nderkohe, mediat italiane dhe ato spanjolle jane te sigurta se Milan ka nisur tratativat per te riveshur me ngjyrat kuqezi Rikardo Kaka, i cili me skuadren italiane arriti te fitonte titullin kampion ne Seria A si dhe Ligen e Kampioneve ne Evrope.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here