Home Ekonomi Ekspertet: Rritja e pagave do sillte rritje ekonomike

Ekspertet: Rritja e pagave do sillte rritje ekonomike

624
0

urlEkspertët i sugjerojnë qeverisë të rrisë pagat e administratës si një masë për të gjallëruar konsumin dhe nxitur rritjen ekonomike

“Në këto kushte një rritje e pagave do të kishte efekte të menjëhershme në konsum. Pasi nëse qeveria hedh 5 apo dhjetë milionë euro paga, në tre muaj efekti i tyre do të shumëfishohej duke mbajtur në këmbë edhe bizneset e vogla si dhe duke përmirësuar perceptimin e përgjithshëm”, tha Zef Preci, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Në vitin 2014, pagat reale në shtet shënuan sipas INSTAT rritjen më të ulët në 15 vjet me vetëm 0.1 për qind.

“Sikur të përdorte vetëm paratë e kursyera nga rënia e interesave të borxhit, qeveria do të financonte plotësisht një rritje të përgjithshme të pagave duke nxitur konsumin”, tha Artan Hoxha, Instituti për Studime Bashkëkohore.

“Dhe unë kam bindjen që nëse rritja e pagave në shtet do të ndodh atëherë ajo do të ndiqet edhe nga sektori privat duke përmirësuar sigurimet”, tha Preçi.

Por për Hoxhën, rritja e pagave do të duhej të shoqërohej edhe më një sërë masash të tjera për të forcuar besimin në ekonomi.

“Dhe shpresa nga qeveria vjen përkundrejt politikave të mencxcura të nxitjes së prodhimit, të investimeve, të lehtësimit të barrës absurde administrative dhe kërcënimit të aksioneve fiskale të pakuptimta mbi biznesin”, thotë Hoxha.

Në prill inflacioni vjetor qëndroi për të tretin muaj me radhë afër zeros, një situatë që sipas ekspertëve pasqyron konsumin e plogësht dhe hezitimin e qytetarëve për të shpenzuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here