Policia e Prizrenit arreson 3 persona të cilët dyshohen se janë autorë të tentativës së grabitjes së argjendarisë në këtë qytet.
Ndërkohë në Tiranë, Policia premton 10 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion për “4 babagjyshët” që vodhën flori në TEG.
Ndërkaq, para një jave, u grabit argjendaria “Saraç Gold”, në qendër të qytetit të Prizrenit, me pronar Lutfi Ahmetin. Përveç tij, u plagos edhe Besim Ymerin, pronar tjetër dyqani, që në atë moment ishte brenda argjendarisë.
Me ora, varëse e byzylykë që vlenin 410 mijë dollarë, të grabitur në argjendarinë “Xhelozia”, me pronar A.Xh, në TEG, “4 babagjyshët” janë zhdukur pa lënë gjurmë që më 24 dhjetor të vitit të kaluar.
“Për nga përshkrimet dhe rrethanat e ngjarjes, duket se grabitja në TEG dhe tentativa në Prizren, janë kryer nga të njëjtët persona, ndaj policia po kryhen
hetime edhe për këto ngjashmëri”
Në njoftimin zyrtar të bluve kryeqytetas thuhet se për këtë ngjarje “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ofron një shpërblim prej 10 mijë euro për çdo person që jep informacion të vlefshëm në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve, në çdo rast duke ruajtur anonimatin”.
ARRESTIMI NE PRIZREN
Dje, policia arrestoi 3 grabitës, ku 2 prej tyre dyshohet të jenë 2 prej “4 babagjyshëve” të Tiranës. Arrestimin e tyre e konfirmuan edhe vetë autoritetet policore.
Ndërkaq, Drejtori i Policisë së Prizrenit, nënkoloneli Nexhmi Krasniqi, tha se nga hetimet e bëra pas ngjarjes, janë arrestuar tre persona nga Prizreni, dy prej të cilëve dyshohet të jenë përfshirë në plagosjen që ndodhi në argjendari.
Krasniqi tha se “Policia po bën hetime këmbëngulëse rreth zbardhjes së ngjarjes, por në këtë fazë ka vështirësi, sepse autorët e tentim-plaçkitjes që përfundoi me plagosje ishin të maskuar me rroba të babadimrit”.
Sakaq, mësohet se të arrestuarit, gjatë deklaratave në polici, kanë treguar përvojë, pasi kanë mohuar mundësinë e pjesëmarrjes në vjedhje.
Krasniqi shtoi se të arrestuarit ngjajnë me përshkrimin e dhënë nga viktimat, përsa i përket gjatësisë prej 1.9 metra. Tri personat e maskuar si babagjyshë, paraditen e 26 dhjetorit, tentuan të grabisnin argjendarinË “Saraç-Gold”.
Njëri prej tyre mbante pistoletë, që e përdori kur qëlloi në këmbë viktimat. Ngjarja është përshkruar të këtë ndodhur brenda tre sekondash.
Bashkëshortja e pronarit të dyqanit ku edhe ndodhi rasti tha për gazetën “Zëri” se sapo kanë hyrë në dyqan kishin bërtitur, duke paralajmëruar për grabitje.
Zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, tha se 3 të arrestuarit e dyshuar, janë të njohur për policinë. Një ditë, para se të ndodh ngjarja, në qendrën tregtare “ETC” në Prizren në dy raste janë blerë rroba babagjyshësh. Një person ka paguar 2 palë e një tjetër bleu 1 palë. Në momentin e pagesës kamerat e sigurisë kanë qenë jashtë funksionit.