Home Aktualitet Ambasadori Lu: Te marresh drejtesi ne Shqiperi duhet te paguash”

Ambasadori Lu: Te marresh drejtesi ne Shqiperi duhet te paguash”

596
0

donald-luNjë tjetër kritikë ndaj sistemit tonë të drejtësisë është lëshuar nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, kryediplomati i cili thuajse në cdo deklaratë të tij flet për besimin e humbur të shqiptarëve në vënien e drejtësisë. Lu e argumenton këtë situatë me faktin se për të marrë drejtësi në Shqipëri duhet më parë të paguash.

Kryediplomati tha se mbështet reformën gjithpërfshirë në drejtësi.

“E dimë që populli shqiptar sot nuk i beson sistemit të tij të drejtësisë. Kemi kaluar muaj të tëre duke folur për gjykatës e prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe për një sistem ku duhet të paguash para për të marrë drejtësi. Jemi sot këtu për të folur për njerëzit që po punojnë në heshtje për ta ndryshuar këtë sistem, për ta bërë më të vështirë kërkimin e ryshfetit, për të publikuar emrat e zyrtarëve të korruptuar dhe për të edukuar gjykatësit , avokatët apo prokurorët mbi standardet ndërkombëtare. Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë për ta pastruar sistemin e saj të drejtësisë”, – u shpreh kryediplomati amerikan në vendin tonë.

Këto deklarata Lu i bëri gjatë aktivitetit ku u prezantua mbyllja e projekti JAST për vendosjen e sistyemit audio në të gjitha sallat e gjyqeve.

Në pesë vite USAID ka dhënë 10 milion dollarë për sistemin e drejtësisë . 5 vite më parë për të përfunduar një proces duheshin 9 seanca ndërsa sot kjo kohë është shkurtuar në 5 seanca. Sistemi audio do t’i shërbejë transparencës në gjyqësor

Edhe pak ditë më parë në një takim me drejtues të policisë së shtetit ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh se në radhët e gjyqësorit shqiptar ka gjyqtarë të korruptuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here