Home Bota Syriza e Cipras fiton zgjedhjet ne Greqi

Syriza e Cipras fiton zgjedhjet ne Greqi

634
0

syrizaSyriza ka arritur të siguroi 145 vende në parlament nga 300. Partia e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, Syriza, duket se është fituesja e zgjedhjeve parlamentare në Greqi, ndërsa partia konservatore, Demokracia e Re e pranoi humbjen.

Syriza arriti të marrë në këto zgjedhje mbi 35.% të votave, ndërsa Demokracia e Re ka marrë rreth 28% të votave. Partia e tretë me 7.05% të votave është Agimi i Artë; Pasok 6.40 %; Partia Komuniste 5.48%; Lumi 3.91; Unioni i Qendrës 3.71%; Uniteti Popullor 2.82%.
Sidoqoftë kjo fitore nuk i jep Syriza-s shumicën absolute dhe asaj do t’i duhen partnerë për të krijuar qeverinë. Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan pasi në muajin gusht Syriza humbi shumicën.

Festa në selinë qendrore të Syriza-s në Athinë nisi që pas publikimit të Exit Poll-eve dhe u bë edhe më e hareshme pas deklaratës së Meimarakis. “Unë përgëzoj fituesit dhe kërkoj nga ata që të krijojnë qeverinë e nevojshme”, tha lideri i partisë Demokracia e Re.

Megjithatë, pa një shumicë të qartë Greqia do të ketë një tjetër periudhë pasigurie politike, pasi i afrohen afatet finale për implementimin e reformave kyçe financiare.

Për të tretën herë brenda 9 muajsh, grekët i janë drejtuar sërish kutive të votimit. Pas zgjedhjeve të Janarit ku Aleksis Tsipras erdhi në pushtet me synimin për reduktimin e masave shtrënguese kundër Greqisë, dhe referendumit të korrikut për marrëveshjen e shpëtimit me Bashkimin Europian, sot ata votojnë për qeverinë e re pas dorëheqjes së kabinetit te Tsipras. Sondazhet flasin për një kryesim të lehtë të SYRIZ-ës, por analisten nuk përjashtojnë edhe një surprizë të mundshme të “Demokracisë se Re”.

Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 të mëngjesit të së djelës 20 shtator në të gjithë vendin, teksa rreth 10 milionë grekë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje te parakohshme për qeverinë e re. Procesi pritet përfundoi rreth orës 18:00 të pasdites dhe rezultatet e para të projektuara priten rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Ora 22:50 Numërohen rreth 70% e votave
Syriza vazhdon të ruajë shifrën mbi 35% të votave kur janë numëruar afron 70% e totalit të votave. Në vend të dytë qëndron Demokracia e Re me 28.29%, kurse në vend të tretë është Agimi i Artë me 7%.

Ora 22:22 Cipras: Nga nesër të përveshim mëngët

Kreu i Syrizës, Aleksis Cipras duke folur para mbështetësve të partisë së tij e ka cilësuar fitoren e arritur “ëndërr për të nesërmen”. Cipras tha se Syriza ka provuar se është shumë e vështirë për t’u mposhtur, ndërsa theksoi se fitorja u takon njerëzve që ëndërrojnë për një nesërme më të mirë.

“Nga nesër do të përveshim mëngët që dielli të ngrihet dhe në vendin tonë për të pasur një Greqi të fortë pas katër vitesh”, tha ai.

“Rimëkëmbja nuk do të vijë me magji, por me luftë dhe të punojnë për të mbrojtur të dobëtit dhe për të rishpërndarë pasurinë.”

Ora 21:45 Meimarakis pranon humbjen

Konservatorët e Demokracisë së Re kanë pranuar humbjen në zgjedhjet e të dielës. Fituesi i procesit të pestë zgjedhor në gjashtë vite është partia e majtë Syriza.

Pranimi i humbjes nga kreu i Demokracisë së Re, Vangelis Meimarakis vjen kur nga numërimi i 50% të votave Syriza ka 35%, kurse partia e tij 28%.

“Rezultati i zgjedhjeve duket se do të nxjerrin fitues Syrizën dhe z. Cipras. E përgëzoj dhe i kërkoj atij të krijojë një qeveri të nevojshme”, shprehet Meimarakis.

Ora 21:20 Numërohen 52% e votave, Syriza 35.5%

Kur janë numëruar mbi 50% e votave, Syriza kryeson me 35.53% të votave duke siguruar deri tani 145 deputetë në parlamentin e ri. Ndërsa partia kryesore e opozitës, Demokracia e Re ka marrë 28.11% që përkthehen në 75 mandate parlamentare. Më pas vjen Agimi i Artë me 7.105 me 19 deputetë.

19:45 Rezultatet e para, Syriza 35%

Kur janë numëruar rreth 20.85% e votave, Syriza rezulton se ka marrë 35.35% të votave që përkthehet në 144 deputetë.
Në vend të dytë është Demokracia e Re me 28.18% (75 deputetë) dhe në vend të tretë Agimi i Artë me 7.29% (20 deputetë).

Ora 19:00 Exit poll-et nxjerin fituese Syriza-n 

Exit poll-et tregojnë se Syriza do të jetë fituesja e zgjedhjeve parlamentar në Greqi. Partia e Alexis Cipras pritet të marrë 30-34% të votave. Në vend të dytë vjen është Demokracia e Re me 28-32%. Si partitë e tretë me më shumë vota vjen Agimi i Artë me 6.5-8%, kurse më pas vjen PASOK me 5.5-7%. Pragun elektoral prej 3% e kanë kaluar 9 parti. Mediet greke raportojnë se ky rezultat lë në pushtet Alexis Cipras.

Exit pollet tregojnë se do të jetë shumë e vështirë që Syriza të arrijë 38%, qw wshtw e nevojshëm për të krijuar shumicën parlamentare. Por partia që ka numrin më të madh të votave përfiton një bonus prej 50 vendesh në parlament, sipas ligjit elektoral.

Ndërkaq një tjetër risi e këtyre zgjedhjeve është edhe numri i madh i partive që pritet të hyjnë në parlament. Greqia ka një prag elektoral prej 3% dhe nga 19 partitë që morën pjesë në këto zgjedhje, 9 prej tyre e kanë kaluar pragun, çka do të thotë se ky do të jetë numri më i madh i partive parlamentare që prej zgjedhjeve të vitit 1950 kur ishin 10 parti brenda parlamentit.

Ora 18:00 Mediet greke: Pjesëmarrja nën 50%

Pjesëmarrje tepër e ulët në zgjedhjet e parakohshme në Greqi. Shifrat e deritanishme tregojnë se pjesëmarrja pritet të jetë më e ulëta në historinë e zgjedhjeve, ndërsa asnjë parti nuk duket se do të rezultojë fituese e qartë e këtyre votimeve. E ndërsa kutitë e votimit tashmë janë mbyllur, më pak se gjysma e elektoratit iu përgjigj thirrjes për të votuar.

Sipas medieve greke, pjesëmarrja pritet të jetë nën 50 %, çka do të thotë më e ulëta në historinë e zgjedhjeve të përgjithshme të vendit. Në kontrast me këtë, në referendumin e qershorit dhe zgjedhjet e janarit të këtij viti, pjesëmarrja ishte respektivisht 62 dhe 64 %. Sondazhet e deritanishme tregojnë Syrizan në një avantazh të lehtë me vetëm dy deputetë më shumë se Demokracia e Re.

Por partia që ka numrin më të madh të votave përfiton një bonus prej 50 vendesh në parlament, sipas ligjit elektoral. Megjithatë analistët parashikojnë se është thuajse e pamundur që ndonjë prej partive më të mëdha, Syriza apo Demokracia e Re të arrijnë të marrin 151 vendet e nevojshme për krijimin e shumicës parlamentare.

Në çdo rast, i takon presidentit të vendit ti japë mandatin për krijimin e qeverisë partisë që ka fituar më shumë vota. Gjithsesi exit pollet e para pritet të dalin brenda pak minutash ndërsa rezultatet e zgjedhjeve pas orës 21.00.

Ora 17:15 Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje, 4 në 10 nuk votoi

Pjesëmarrje e ulët në votimet në Greqi. Siç raporton “The Guardian”, 4 në 10 grekë nuk kanë dalë të votojnë, çka tregon për një shpërfillje të këtij procesi nga qytetarët.

Në fakt pritet që pjesëmarrja të jetë diku të 40-50%. Veç kësaj gazetarët ndërkombëtare raportojnë për një atmosferë të zymtë, krejt ndryshe nga sa ndodh zakonisht me proceset zgjedhore.

Nuk ka as flamuj, asnjë pankartë dhe as makinat me ngjyrat e partive nëpër rrugët e qeta të Athinës. Ndaj dhe ish-kryeministri, Aleksis Cipras, ndërsa votoi sot u bëri thirrje të rinjve ti japin një shans të dytë për ta bërë Greqinë një partner të barabartë në Europë.

E ndërsa ka mbetur vetëm një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, mediet raportojnë për një avantazh tepër të lehtë të Syrizas kundrejt Demokracisë së Re, duke ju referuar sondazheve të deritanishme. Gjithsesi exit-pollet e para pritet të dalin pas orës 18.00 ndërsa rezultatet e zgjedhjeve pas orës 21.00.

Ora 10:15 Voton kreu i Demokracisë së Re, Meimarakis: Qytetarët duan të largojnë të dyshuarit për vepra penale
Vazhdojnë zgjedhjet në Greqi .Voton Kreu u Demokracisë së Re i cili pas daljes nga qëndra e votimit është shprehur se qytetarët duan të largojnë të dyshuarin për vepra penale dhe duan një të nesërme më të mirë.Meimarakis tha se sot do të festojmë Greqinë e re që do të kemi nesër.

“Sot nuk flasin politikanët por qytetarët me votën e tyre,Duam të kemi besimin e të gjithëve edhe të atyre që sdo të na votojnë” – tha Memarakis

Ora 09:08 Voton Cipras: Kemi nevojë për një qeveri të fortë dhe mandat që të zgjasë 4 vjet
Rreth orës 9 të kësaj të djele edhe ish kryeministri Cipras ka shprehur vullnetin e tij me votë. Në një prononcim për mediat kryetari i SYRIZAS Cipras tha se Greqia ka nevojë për një qeveri të fortë dhe një mandat 4-vjeçar

“Sot Greqia ushtron të drejtën demokratike për të vendosur  të ardhmen. Ne kemi nevojë për një qeveri të fortë me një mandat për katër vjet . “- tha kreu i Syriza Aleksis Cipras , pas votimit në qendrën e votimit të Kypseli ,në Athinë ku ai jeton .

Pretendentët për kryeministër, Tsipras kundër Meimarakis 
Nga një udhëheqës i një partie të vogël, për shumë vite me vetëm 4% të votave të grekëve, ai bashkoi grupet radikale e marksiste. Tsipras i çoi radikalët e majtë në nivelin e partisë që rivalizon për pushtet me konservatorët, që në zgjedhjet e dyfishta të mbajtura në maj dhe qershor të 2012. Përballë tij, një njeri i sjellë nga baza e konservatorëve, me një veti të jashtëzakonshme për të përqendruar rreth vetes përkrahësit e “Demokracisë së Re”. 61-vjeçari Meimarakis, ka kryer një fushatë për t’u admiruar, duke u përpjekur t’u thotë votuesve se Greqia ndryshoi dhe vetë “Demokracia e Re” ndryshoi, e s’është më ajo parti e sistemit të vjetër klientelist.

Zgjedhjet Greqi, Varufakis kundër Tsipras, rivalët kokë më kokë
Grekët sot do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re pas dorëheqjes së kryeministrit Tsipras. Por liderit të Syrizës do t’i duhet të përballet jo vetëm me opozitën e Demokracisë së Re por dhe me armikun e brendshëm, dikur aleatin e tij më të ngushtë. Ish-ministri i Financave Varufakis del hapur jo vetëm duke mos votuar Syrizën siç dhe pritej, por duke deklaruar hapur votën pro fraksionit të Bashkimit Popullor edhe pse s’është dakord me alternativën e këtyre të fundit për të nxjerrë vendin nga euro. Deklaratë kjo që rëndon disi pozitat e ish-kryeministrit që kërkon mbështetje nga aleatët e tij ideologjikë të Evropës. Kështu në mitingun e fundit në sheshin Sintagma Tsipras shfaqet përkrah liderit të Podemos i ardhur enkas nga Madridi. Sipas liderit spanjoll Tsipras është një luan. Mbështetje për të kanë dhënë dhe italianët e “Brigada Kalimera” të ardhur në Greqi për të tretën herë brenda një viti. Ndërkaq gara mes dy partive kryesore Syrizës dhe Demokracisë së Re është shumë ë afërt dhe për këtë arsye zgjedhjet e së dielës priten me nje interes të madh jo vetëm në Athinë por dhe Bruksel. Tsipras është shfaqur i sigurt në fitore ndërkohë që lideri i opozitës Meimarakis është dukur më realist madje duke lënë të hapur mundësinë për një koalicion të madh pas zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet me interes për të parë se cili do të jetë ndikimi dhe vota që do të marrë fraksioni i Syrizës që detyroi Tsipras të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Greqia përjetoi një fushatë të vrullshme që  megjithëse ishte e shkurtër, u duk tepër e lodhshme për qytetarët, të dëshpëruar nga 6 vite të krizës ekonomike që ka gjunjëzuar vendin. Për herë të tretë brenda 9 muajsh, grekët ftohen këtë të diel të zgjedhin atë forcë politike për të cilën besojnë se do zbatojë më mirë reformat e rëna dakord me kreditorët, në këmbim të paketës së ndihmës prej 86 mld euro. “Do të kishte qenë më mirë të mos ishin bërë këto zgjedhje. Tre zgjedhje brenda një viti janë mjaft të vështira për njerëzit, por si qytetar unë do të bëj detyrën time dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë”, thotë një tregtar grek. Megjithëse sondazhet e fundit tregojnë një epërsi tepër të vogël të Syrizës, askush s’guxon të parashikojë fituesin e nesërm. Tsipras, që dha dorëheqjen për shkak të përçarjes në partinë e tij, kërkon një mundësi të dytë për të qeverisur më mirë, duke zbatuar reformat, por duke zbutur ashpërsinë e tyre për popullin. Zbatimin e reformave nga ana tjetër kërkon edhe Demokracia e Re duke i dhënë një shtysë sektorit privat, duke lehtësuar bizneset dhe duke u hapur rrugën investimeve. Interesi më i madh i ditës së dielë do jetë se sa përqindje do sigurojnë partitë që përpiqen të marrin vendin e tretë nga Agimi i Artë, siç janë PASOK, Lumi dhe Partia Komuniste. Faktori kryesor që do përcaktojë fituesin e sotëm është pjesëmarrja e madhe që do jetë në favor të Syrizës, pasi do të votojnë për herë të parë më shume se 100.000 votues të rinj, që kanë një qasje më të madhe me të majtën. E kundërta do tregojë se votuesit që e kanë mbështetur në zgjedhjet e kaluara kanë preferuar të mos votojnë kështu që do favorizoheshin konservatorët. Ndër skenarët më të mundshëm pas numërimit të votave, janë koalicioni i Syrizës me socialistët e PASOK-ut dhe partinë Lumi, ne rast se nuk hyjnë ish aleatët e Tsiprës në qeverinë e kaluar, Grekët e Pavarur. Por edhe në rast se fitojnë konservatorët, Demokracia e Re do të zgjedhë përsëri të njëjtat parti për të bashkëqeverisur vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here