Home Kosova Kamionët me ndihma ruse hyjnë në Kosovë

Kamionët me ndihma ruse hyjnë në Kosovë

545
0

Karvani prej 27 kamionësh me ndihma ruse për banorët serbë të veriut të Kosovës ka kaluar sot në mëngjes vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Ato janë shoqëruar nga tre automjete të misionit evropian për sundimin e ligjit EULEX ndërsa është nisur në drejtim të Zveçanit, ku edhe gjendet depoja e Kryqit të Kuq të Serbisë.

Mediat serbe njoftojnë se gjatë natës së mbrëmshme, zyrtarë të EULEX-it kanë kontrolluar dokumentacionin e kamionëve dhe sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, sot është lejuar hyrja e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here