Home Kosova Angela Merkel nesër vizitë në Kosovë

Angela Merkel nesër vizitë në Kosovë

639
0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë nesër një vizitë në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga zyra për informim e Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Zëdhënësja e Ambasadës, Sara Bonau, tha se fokusi kryesor do të jetë vizita e planifikuar tek ushtarët gjermanë, por gjatë qëndrimit të saj njëditor Merkel do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët kosovarë.

Në fund të muajit gusht, Merkel qëndroi në Beograd, ku kishte theksuar rëndësinë për rezultate të prekshme nga dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë. Kancelarja gjermane dënoi ashpër sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 28 nëntor të këtij viti, duke kërkuar llogari edhe nga Serbia për rolin që ka pasur në këtë mes.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që kancelares gjermane Angela Merkel t`i rezervojë një pritje madhështore në vizitën e saj në Kosovë, pjesë e së cilës do të jenë Garda e Ceremonive, banderolat dhe flamujt gjermanë nëpër qytet, bëjnë të ditur burime qeveritare për KosovaOnline.

Pasi të mbërrijë në Prishtinë, kancelarja Merkel në shenjë respekti do të pritet në Aeroport me Gardën e ceremonive të FSK-së, ku më pas rreth orës 11:30 ajo do të takohet me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi ku më pas do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për mediat.

Më tej Merkel do të takojë ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, ndërsa takime të ndara do të zhvillojë edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Drews, kreun e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe përfaqësuesin e BE-së Fernando Gentilini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here