Home Politike Ministrja serbe: “Duhet te njohim pavaresine e Kosoves”

Ministrja serbe: “Duhet te njohim pavaresine e Kosoves”

566
0

Jadranka JoksimovicMinistrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimovic është shprehur se Serbia duhet të ketë guxim të pranojë se Kosovën e kanë njohur shumë vende të botës dhe se edhe Marrëveshja e Brukselit po nënshkruhet duke njohur këtë realitet. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare duke cituar deklaratën e ministres sebe, për televizionin publik RTS

“Mendoj se me marrëveshjen eBrukselit kemi hapur mundësinë që përmes Bashkësisë së komunave serbe në mënyrë të rëndësishme të avancojmë kornizën për qëndrim dhe përparim të serbëve ne veri të Kosovës”, tha Joksimoviç .

Joksimoviç tha se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit është obligim edhe për Prishtinën. Ndër të tjera ajo theksoi se Serbia nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë Kosovën dhe se edhe në Bruksel nuk po këkohet një gjë e tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here