Home ShowBiz Miriami dhe Albani tashme imazh i LTB

Miriami dhe Albani tashme imazh i LTB

790
0

Të dy të suksesshëm, të dy mjaft të dashuruar në çdo dalje në ekran apo në çdo foto paparaci. Çifti i këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj tashmë kanë një angazhim të ri në karrierën e tyre, atë të imazhit në firmën e xhinseve LTB.

Në profilin e Canit në Facebook janë publikuar foto të ndryshme ku tregohen pozat dhe veshjet e përzgjedhura për tu reklamuar nga çifti.
Sa i përket televizionit Albani vijon të jetë pjesë e jurisë së talentshow-t “X-Factor”, ndërsa Miriami e cila nuk u shfaq si pjesë e trajnerëve në “The Voice of Albania” , edicioni i tretë, u mësua se do të ishte krah Armina Mevlanit në prezantimin e programit “Dancing With The Stars”.
Megjithatë vetëm një natë më parë është publikuar fakti se tashmë nuk dot jetë pjesë e këtij formati televiziv dhe që është zëvendësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi.
[portfolio_slideshow id=11059]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here