Bukurite natyrore tw Shqiperise kane terhequr serish vemendjen e medias nderkombetare, vecanerisht te agjencise prestigjoze te lajmeve Reuters, e cila i ka dedikuar nje kronike te zgjeruar turizmit ne vendin tone.
Vija e plazhit pergjate bregdetit te Durresit ofron argetimet e zakonshme, volejboll per ata qe jane me aktiv dhe shezllone e cadra per ata qe thjesht duan te shijojne rrezet e diellit.
Per turistin amerikan Nick Saintangelo, kjo pjese e bregdetit shqiptar eshte nje vend i mrekullueshem per te kaluar pushimet.
“Skemi qene kurre me pare ne kete pjese te Europes, por na pelqen shume. Jemi vertet te suprizuar nga kjo eksperience e re dhe e kemi shijuar kaq shume”.
Sipas statisitikave te qeverise shqiptare qe nga Janari deri ne Gusht te 2011-es mbi 2.12 milion turiste te huaj kane hyre ne Shqiperi, 300 mije me shume se se ne vitin 2010. Madje ne disa pika te vecanta, qeveria thote se numri i vizitoreve eshte dyfishuar.
Shqiperia mund te jete sekreti i fundit i Europes, por qeveria po ben maksimumin e saj per te hapur pikat me te bukura turistike per vizitoret. Ne dy vitet e fundit ka patur investime te medha ne infrastrukturen rrugore perfshire ketu rrugen e Kombit qe lidh portin e Durresit me Kosoven dhe qe kushton me shume se 1 miliard euro.
Qeveria ka ofruar edhe heqjen e taksave per operatoret e turizmit malor per 5-7 vitet e ardhshme, megjithese Ministria e Turizmit thote se eshte e veshtire te japesh nje numer te sakte te turisteve qe kane vizituar shqiperine per faktin se shume pronare biznesesh nuk i regjistrojne te gjithe klientet e tyre per te evituar taksat. Sipas ithtareve te turizmit shqiptar, vendi ka nje trashegimi kulturore te pasur me rreth 300 keshtjella, kasha ortodokse e katolike, xhami dhe shume vende te tjera arkeologjike.
Pjesa me e madhe e aktivitetit turistik ne Shqiperi ndodh nga korriku ne gusht ne zonat bregdetare dhe qeveria po punon per ta ndryshuar kete, duke perfshire edhe turizmin malor e ate kulturor.
Dardha per shembull eshte nje fshat i vogel malor ne qarkun e Korces, shume i njohur perpara komunizmit si nje vend I preferuar nga familja mbreterore shqiptare dhe qe tani po perjeton nje rigjallerim. Lina Zruli, e cila ka ardhur nga Vankuver thote se dashuron cdo gje nga ky vend.
Eshte hera e dyte qe vij ketu, heren e pare erdha para disa vitesh me familjen time dhe thjesht dashuroj cdo gje nga ky vend. Mendoj se ajo cka eshte me e vecanta rreth ketij vendi eshte kuzhina e mrekullueshme dhe e shijshme, natyra e bukur dhe nje tradite kaq e forte folklori. Shqiperia mbyll raportimin Rojters ka qene vendi me i izoluar dhe me i varfer i Europes, por duke e mbajtur te mbyllur per boten, lideret e saj komuniste kane ruajtur natyren e saj mesdhetare nga zhvillimet pa fre.