Home Kosova Përleshje mes KFOR-it dhe serbëve në veri, 17 të plagosur

Përleshje mes KFOR-it dhe serbëve në veri, 17 të plagosur

661
0

Tensione dhe trazira kanë shoqëruar veriun e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë. 17 serbë janë plagosur gjithashtu edhe katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Lajmin e ka konfiruar për mediat , zëdhënësi i forcave paqerujatëse në Kosovë, i cili ka njoftuar për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Serbët në veri kanë shkatërruar gjithashtu dy makina të EULEX-it, si përgjigje të këtyre ngjarjeve. Ushtarët e KFOR-it u plagosën kur serbët gjuajtën një bombë dore në drejtim të tyre. Ndërkohë që KFOR ka njoftuar se mijëra serbë janë nisur nga Zveçani e Leposaviçi në drejtim të pikës kufitare në Jarinje. Kjo ka bërë që misioni ndërkomëbtar të zgjerojë bazën e vet në Jarinje dhe ka çuar trupa shtesë atje.
Situata u tensionua në momentin që KFOR nisi heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët, ndërsa këta të fundit ngritët disa të reja më pas.
KFOR-i reagoi ndaj serbëve kur ata nisën me dhunë të provojnë hapjen e kalimit ilegal në Jarinje, duke gjaujtur me gurë pjesëtarët e kësaj force.
Forcat ndërkombëtare përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës në drejtim të serbëve për t`i shpërndarë pasi këta të fundit gjuajtën në drejtim të tyre me armë zjarri.
I ashtuquajturi sekretar shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka thënë se aksioni i KFOR-it është për t`u gjykuar, duke qenë se sipas tij “ushtarët e KFOR-it kanë qëlluar në drejtim të serbëve në barrikadat tek Jarina”.
“Këto janë protesta paqësore, ushtarët nuk kanë qenë të rrezikuar dhe nuk bëhet fjalë për një zonë të cilin ata formalisht e mbikëqyrin, por bëhet fjalë për rrugën alternative, të cilën qytetarët i kanë gjetur dhe këto rrugë mund të jenë të shumta. A do të thotë kjo se në çdo rrugë të tillë do të qëllohet me armë?”, citohet të ketë thënë Ivanoviç.
Më herët kryenegociatori serb, Stefanoviç i ka kërkuar KFOR-it që të ndaloj largimin e barrikadave nga rrugët. Ai ka akuzuar KFOR-in se ka dal jashtë mandatit të tij dhe duhet ta respektoj mandatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here