Kandidati për Avokat të Popullit, Jordan Daci është përfshirë në një shkëmbim të nxehtë mesazhesh me një grua të martuar.
Një person anonim ka denoncuar te “JOQ” mesazhet e asaj që e cilëson si bashkëshortja e tij dhe Jordan Dacit.
Ky i fundit, sipas mesazheve që janë konsumuar në “Facebook” i thotë gruas në fjalë se ka nevojë për një shkundje, “madje të mirë fare”.
SMS-të
Jordan Daci: Ca bëhet pushove?
Gruaja: Tani u shtriva, sa të flejë edhe i vogli se po shef TV
Jordan Daci: Epo mirë edhe unë.
Gruaja: Ti sikur nuk lodhesh më duket mua.
Jordan Daci: Jo shumë. Mendoj se ka rezistencë. Por edhe lodhem. Varet se ku dhe si etj.
Gruaja: Norma, por dukesh aktiv.
Jordan Daci: Po jam supëraktiv dhe në shumë gjëra madje.
Gruaja: Po shyqyr.
Jordan Daci: Yep. Shijohet më shumë.
Gruaja: Kush?
Jordan Daci: Gjithçka që bëhet energjetikisht.
Gruaja: Aaa. Ca bëhet ndonjë gjë tjetër?
Jordan Daci: Asgjë të veçantë. Isha në TV në një intervistë te UTV. Tani, ja nesër dhe pasnesër jam vërdallë duke punuar në shtëpi. Prandaj thashë pasnesër mund të hamë darkë!
Gruaja: Po nuk do ikësh në Kosovë ti?
Jordan Daci: Po do iki të premten. Por po flas për të premten. Por nuk e di a do iki përfundimisht, mund edhe ta shtyj.
Gruaja: Ok se mu duk si e mërkurë sot.
Jordan Daci: Hahaha e ke gabim kalendarin. Nuk them kot unë që ke nevojë për një shkundje. Hahaah. Të mirë fare hahaha.
Gruaja: Haha. Po më flihet tani. Jam përgjumësh. Po i bie shkurt. Mirë, mirë.
Jordan Daci: Mirë, gjumë të embël. Hope to see you soon (Shpresoj të të shoh së shpejti).
Gruaja: Ok, flm Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël edhe ty.
DITEN TJETER
Jordan Daci: Hi!
Gruaja: Hi shoku, si je?
Jordan Daci: Hic mirë, ja vërdallë, ti si je?
Gruaja: Mirë, sa më erdhi i vogli në shtëpi.
Jordan Daci: Ah shumë mirë!
Gruaja: E lexova pak atë që kishe shkruar. Për avokatin.
Jordan Daci: Pa hë.
Gruaja: Si u vendos?
Jordan Daci: U vendos ajo e Berishës.
Gruaja: E mirë mos u mërzit.
Jordan Daci: Por i kemi futur në borxh me diçka tjetër. Fare s’ma ndjen hiç!
Gruaja: Shumë mirë. Let it be (Le të ndodhë).
Jordan Daci: Yeaap. Unë mendova që do hanim darkë.
Gruaja: Nuk mundem sorry. Herë tjetër please!
Jordan Daci: Normal! S’ke nevojë të ma thuash. Unë thjesht po të ngacmoja. Se kam qejf të të ngacmoj ty.
Gruaja: Hahaha. Mirë shumë. Ngacmo!
Jordan Daci: Por ti nuk reagon shumë jo.
Gruaja: Pse çfarë duhet të bëj?
Jordan Daci: Ahaha asgjë moj. Thjesht të mbash lojën. Thjesht qejf.
Gruaja: Epo varet edhe nga frymëzimi i momentit.
Jordan Daci: Atë ditë kur pimë verë ishe nice. Por varet sa orë do kishe pasur ti.
Gruaja: 2 orë.
Jordan Daci: Hahahahaah. Po 2 orë a do hanim, apo do pinim apo do flisnim.
Gruaja: Po mirë mo po shtojmë edhe 1 orë.
Jordan Daci: 3 orë me mua? Hmmmm. Ne Tirane apo diku tjeter qe te them etj.
Gruaja: Ne tr.
Jordan Daci: Ok. Mund te hanim diku nga Dajti. Pastaj t’u pa t’u bo!