Home Aktualitet Pasaporta biometrike, 15 mijë lekë nësë e do për tri ditë

Pasaporta biometrike, 15 mijë lekë nësë e do për tri ditë

540
0

Nëse do të pajisesh me pasaportë bimoetrike në mënyrë të përshpejtuar do të paguash një cmim më shumë se dyfishi i pagesës normale. Nga 6 mijë lek që është pagesa normalisht për të blerë kuponin e aplikimit për pasaportë biometrike, ministria e brendshme ka njoftuar sot shërbimin e përshpejtuar duke e ofruar atë me një cmim 15 mijë lek.

Ministria e Brendshme ka njoftuar sot tarifat e reja për shërbimin e ri, ku për të gjithë të interesuarit ‘Aleat” ofron prodhimin e pasaportës për 2 ose 3 ditë kundrejt pagesës 15 mijë lek.

“Nëse shtetasi aplikon deri në orën 11:00 pasaporta do të prodhohet në dy ditë pune.
Nëse shtetasi aplikon pas orës 11:00 pasaporta do të prodhohet për tre ditë”-njofton Ministria e Brendshme.

Kuponat do të blihen në zyrën qendrore postare të Tiranës ,në zyrën postare të njësisë bashkiake nr:3 në Tiranë si dhe në njësitë bashkiake 4 dhe 10.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here