Home Rajoni “Maqedonia e Madhe”, e vizatuar ne nje shkolle fillore

“Maqedonia e Madhe”, e vizatuar ne nje shkolle fillore

272
0

Portali “Zgjohu Shqiptar” ka denoncuar vizatimin e një hartë të të ashtuquajturës “Maqedonia e Madhe” e vizatuar në një shkollë fillore në Ohër.
Harta është hasur në shkollën fillore “Grigor Përliçev”, një shkollë në të cilën mësojnë nxënës të të gjitha komuniteteve. Mësohet se harta qëndron e vizatuar në muret e një klase të ciklit të ulët.
Portali raporton, se ka kontaktuar me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për skandalin, por kjo e fundit nuk ka komentuar, duke paralajmëruar se do të jepen hollësi gjatë ditëve në vazhdim.
Vetëm pak ditë më parë në Maqedoni u ndaluan disa të rinj shqiptarë të cilët në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë po vizatonin në një mur hartën e Shqipërisë së Madhe.

Previous articleMission Impossible 4 shfaqet ne kinemate londineze
Next articleNew York Times: Greqia del nga Euro, ushtria në pushtet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here